Friday, January 15, 2021
Home KRYESORE Protagonizëm me çdo çmim, duke përdorur edhe viktimat.

Protagonizëm me çdo çmim, duke përdorur edhe viktimat.

Faruk MUJKA
Faruk MUJKA

zvKryetar i Mitrovices

Për shkaqe protagonizmi narcisoid, fatkeqësisht sot njerëzit janë në gjendje edhe të krijojnë plagë të reja, të shkaktojnë dhimbje te njerëzit por edhe të përdorin insinuata vetëm të përmbushin orekset e tyre apo t’i “meritojnë” parat me të cilat paguhen hulumtimet e tyre.

Drejtat e njeriut dhe lufta ndaj diskriminimit dhe racizmit është luftë e shenjtë dhe themeli i demokracisë për çdo shoqëri. Por fatkeqësisht nëse ajo bëhet në rend të parë për promovim personal e tek pastaj bazuar në këtë edhe promovimi i lirive dhe drejtave të njeriut atëherë mendoj se është pak jo e sinqertë.

Dje kishim një raportim tendencioz mbi atë se Komuna e Mitrovicës qenka tregu raciste sepse në pllakën përkujtimore kushtuar viktimave të masakrës së tregut në Mars të vitit 1999 nuk qenka përfshi emri i Elizabeta Hasanit, nga komuniteti rom.

Me siguri edhe është ashtu por kjo ka qenë një informatë krejtësisht e re për ne. Para kësaj pllake e cila është ngritur para 5 muajsh janë ndërruar edhe dy tjera me po me këto informata që janë edhe sot aty, por si duket mbrojtësit e drejtave nuk kan pasur guximin me kundërshtu autorët e atyre pllakave?! Herën e parë është vendosur me 13 Mars 2000 nga i ndjeri Bajram Rexhepi dhe së dyti prap në mandatin e tij në 2007 apo 2008.

Komuna nuk shkruan dhe nuk zbulon emra. Ato i merr nga zyrat rajonale apo qendrore të KMLDNJ-së dhe zyreve tjera të cilat mirren me këto çështje. Për më tepër për të i ikur çdo mosmarrëveshjeje para shkrimit të emrave nëpërmes ftesës publike, me 03.04.2019 i kemi ftuar të gjithë qytetarët të lajmërohen në zyren tonë për të shikuar mos është harruar ndonjë emër. Për çudinë tonë kemi pasur raste kur disa të plagosur nuk kanë deshtur fare të jenë të shenuar aty dhe në vend të 128 aty kemi vetëm 70 emra.

Po të ishte qëllimi mbrojtja e sinqertë e drejtave të njeriut dhe përkujdesja për të drejtat e komuniteteve pakicë, hapi i parë kishte me qenë vizita në Komunë dhe pyetja pse nuk është përfshi e ndjera Elizabeta në këtë pllakë përkujtimore. Nëse as atherë nuk do të kishte reagim pozitiv, me plotë të drejtë do të akuzohej Komuna dhe kreu i saj për racizëm dhe paragjykim. Por jo, theksi duhet të jetë te egoja e viktima është vetëm sa për ta realizuar qëllimin.

Komuna e Mitrovicës dhe unë edhe mundemi me u sulmu për vendime të ndryshme eventuale por kur asnjëherë dhe në asnjë mënyrë për racizëm dhe mohimin e të drejtave për komunitete dhe grupe të margjinalizuara. Kjo është gjëja më e ligë dhe për mu krejtësisht e paranueshme dhe këtë tentim denigrimi i cili më ka prek pa masë nuk ia fal askujt. Për më tepër askush nuk mundet me i dëmtu marrëdhënjet e ndërtuara me vite me komunitetet në qytetin tonë dhe ato as nuk ndërtohen e as nuk ruhen me peticione dhe fantom projekte por me takime të shpeshta dhe punë reale në terren siq po zhvillohen edhe në Lagjen Rome por tani intezivisht edhe në lagjen 2 Korriku.

Vetëm sa për informin në tetor të 2018 kam raportuar në Bruksel, i vetmi nga Republika e Kosovës për pozitën dhe të drejtat e komunitetitt Rom, Ashkali e Egjiptian në vendin tonë dhe atë në mënyrë të drejtë e të sinqertë për çka jam vlerësur nga vetë nikoqiri.

Ne, gabimin tonë eventual do ta përmirësojmë, jo për shkak të kësaj iniciative egocentrike por sepse sinqerisht mendojmë se komunitetet pakicë janë vlerë e shtuar e qytetit tonë dhe bashkëjetesa e sinqertë është e vetmja rrugë e mundshme.

Gabimin edhepse pa fajin tim e pranoj, por mendoj se duhet të skuqen edhe ata që sot kokorrasin e paskan heshtur qe 20 vjet. Shtrohet pyetja logjike pse kanë heshtur dhe pse sot po ngulfaten kush po është më i zëshmi? Nuk besoj në rastësi. Qytetarët po i vendosin maskat por “të tjerëve po ju bien “.

Most Popular

Recent Comments