Tuesday, August 3, 2021
spot_img
HomeKRYESOREPromovohet Libri: but first, check the water

Promovohet Libri: but first, check the water

Metamorphosis III

“qyteti i fëmijërisë që nuk është më”

“…janë rrënuar e zhdukur ansamble të tëra të objekteve të arkitekturës, të trashëguara ndër shekuj”

“Ata që ikin me vete i marrin kujtimet, e i lënë objektet”

Këto citime janë pjesë të shkëputura nga libri i cili mundohet të dokumentoj disa copëza të historisë, duke u nisur nga objekti, për të vazhduar me lagjen dhe më pas me gjithë qytetin. Libri but first, check the water u promovua të hënën në Kino Armata, ku shpalosëm detaje bashkë me artisten Nurhan Qehaja (Nukibana Nanuki) dhe Erëmirë Krasniqi Krasniqi në cilësinë e redaktores.

Dimensioni historik, kulturor, dhe arkitektonik i objektit të Kryqit të Kuq, merr trajtë dhe lexim të ri, me t’u shqyrtuar përbrenda dinamikave më të mëdha të qytetit. Hulumtimi në terren, mbledhja e rrëfimeve të banorëve dhe intervenimi artistik në kuadër të Metamorphosis III, ka shërbyer si mënyrë për t’iu qasur këtij objekti, por edhe për të trajtuar pyetjet rreth tij. Libri but first, check the water sjell një perspektivë më të zgjeruar të historikut të qytetit dhe po ashtu qasje më të fokusuar në lagjen ku gjendet objekti i Kryqit të Kuq.

Falënderojmë të gjithë autorët e jashtëm Haxhi Mehmetaj, Sali Shoshi, Merita Gorani Bajri, Linda Gusia dhe Artan Krasniqi, pa kontributin e të cilëve libri nuk do të kishte formën dhe peshën që ka.

I gjithë ky projekt 1 vjeçar nuk do të mund të realizohej pa ndihmën e bashkëpunëtorëve si:

Kryqi i Kuq i Kosovës / Red Cross of Kosova, Komuna e Prishtinës, Kino ARMATA, Liburn Jupolli, Rron Bakalli, Kaltrina Berisha, Ylli Zhaveli, grupi i studentëve/eve që kontribuan në hulumtim.

Libri është në shitje dhe mund ta gjeni në Project Space.

Photo copyrights ©Fikret Ahmeti

Shtatëmbëdhjetë

spot_img

Most Popular

Recent Comments