Friday, September 18, 2020
Home KRYESORE Princi Leka takoi Ambasadoren Amerikane Znj.Yuri Kim

Princi Leka takoi Ambasadoren Amerikane Znj.Yuri Kim

Ishte një kënaqësi të mirëprisnim në Rezidencën Mbretërore vizitën e Shkelqesisë së Saj Ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Përfitova nga rasti të falenderoj Znj Ambasadore për mbështetjen e treguar ndaj Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara, çka pasqyron miqësinë e gjatë midis vendeve tona. Unë shpreha mbështetjen time absolute në respektimin e luftës ndaj korrupsionit dhe implementimin e një sërë reformash për një standart sa më të mirë. 

Biseda ishte shumë e ngrohtë dhe optimiste për të ardhmen e vendit dhe u përqëndrua në potencialin njerëzor dhe talentet e shqiptarëve.  Gjithashtu folëm për bukuritë natyrore dhe historinë e pasur të Shqipërisë. 

Sigurisht nuk mbetën pa prekur temat e çështjeve aktuale si klima delikate dhe dinamike politike e vendit. Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet vitin e ardhshëm ndaj stabilitetit dhe paqja janë thelbësore. 

Proçesi demokratik ka një rëndësi të veçantë pasi Shqipëria synon dhe duhet ta shohë të ardhmen brenda Bashkimit Evropian.🇦🇱

Call: +38349676773

Most Popular

Çka ka mbetur pa i dhënë Kishës Ortodokse Serbe?

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti një konferencë për media, ku deputeti Hajrulla Çeku foli për zotimet e delegacionit të z. Hoti në Uashington...

Promovohet libri “Mugen” i Kushtrim Thaqit

Libri fillon më një të vërtetë, por përfundon më një dyshim, paqartësi.  Pasditen e djeshme, në ambientet e Qendrës...

Kryekuvendarja Osmani takoi amb. e Zvicrrës, Thomas Kolly

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovës, z. Thomas Kolly. 

Live nga Kuvendi i Kosovës

Më poshtë mund ta përcjellni seancën plenare të Kuvendit të Kosovës https://www.youtube.com/watch?v=wS-9RdZsZ3A

Recent Comments