Tuesday, May 18, 2021
spot_img
HomeBotaEUPresidentja Osmani priti në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark

Presidentja Osmani priti në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark nga i cili mori përgëzimet për detyrën.

Në takim u bisedua pas aspekte të përgjithshme të zhvillimeve politike dhe u vlerësua pozitivisht përmbyllja e suksesshme e konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të dy bashkëbiseduesit u shprehën të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet të të dy institucioneve, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, rendit dhe personave të pagjetur.

Presidentja Osmani mirëpriti angazhimin e vazhdueshëm të EULEX-it për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese.

spot_img

Most Popular

Recent Comments