Friday, December 3, 2021
spot_img
HomeBotaEUPresidentja Osmani mirëpritet në Parlamentin e Belgjikës

Presidentja Osmani mirëpritet në Parlamentin e Belgjikës

U.d. Presidentja Osmani mirëpritet në Parlamentin e Belgjikës nga Presidentja e Senatit, Stephanie D’Hose dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux

u.d. Presidentja Vjosa Osmani në ditën e dytë të vizitës në Bruksel u mirëprit sot në Parlamentin e Belgjikës nga Presidentja e Senatit, Stephanie D’Hose dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux.

Zonja Osmani i falënderoi për mbështetjen që ka ofruar Belgjika për popullin e Kosovës në kohët më të vështira, si për dhe procese të ndryshme strategjike në fazën e shtetëndërtimit të vendit. Më tej, u.d. Presidentja  Osmani theksoi rëndësinë e madhe që ka partneriteti i Kosovës me Belgjikën për finalizimin e procesit të integrimit të Kosovës në familjen Evropiane.

Sipas saj, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk është vetëm çështje politike, por mbi të gjitha vullnet i përgjithshëm i popullit më pro-Evropian.

Duke folur për rëndësinë e sundimit të ligjit, investimit në arsim dhe shëndetësi për zhvillimin e vendit, u.d. Osmani që Belgjika mbetet një shtet model për Kosovën për shumë prej të arriturave të saj.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. U.d. Presidentja Osmani theksoi se liberalizimi i vizave do t’i mundësonte qytetarëve të Kosovës të marrin më të mirën e Evropës dhe ta sjellin atë në Kosovë, teksa do ta ofronte Evropën më afër një kapitali të jashtëzakonshëm njerëzor, duke iu referuar rinisë kosovare.

Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në avancimin e diplomacisë parlamentare, bashkëpunim ekonomik, si dhe rimëkëmbjen duke investuar në arsim, shëndetësi, mbrojtje të mjedisit, si dhe në avancimin e përfaqësimit gjinor në çdo fushë.

spot_img

Most Popular

Recent Comments