Tuesday, December 1, 2020
Home KRYESORE Presidentja Osmani me Covid-19

Presidentja Osmani me Covid-19

Pas konfirmimit se u.d. së Presidentit znj.Vjosa Osmani u infektua me Covid-19, iu adresua publikut përmes nji postimi në faqen e e saj në FaceBook.

Të nderuar qytetarë!

Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHPK dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv.

Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike.

Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar.

Most Popular

Kosovo for Dummies

– Shfaqja më e re e Teatrit të Qytetit të Gjilanit  Drama / komedia e autorit Jeton Neziraj,...

Baleti Kombëtar i Kosovës, 48 vite histori suksesi

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës tashmë ka deportuar në skenën kulturore ndërkombëtare duke mahnitur me çdo shfaqje të realizuar me mjeshtëri. Trupa është formuar nga Ahmet Brahimaj “Artist i Merituar” në vitin...

Autobusi Falas në Prishtinë

Për të inkurajuar udhëtimin me autobus urban në vend të veturave dhe uljen e ndotjes së ajrit në Prishtinë, Transporti Publik me...

LVV me dy fitore!

LVV doli e para në dy komuna në zgjedhjet e 29 Nëntorit 2020. Në Podujevë kandidati i LVV Prof.Shpejtim...

Recent Comments