Friday, April 16, 2021
spot_img
HomeTrendeKombëtarePresidentja Osmani: Figura e Skënderbeut është e përbotshme, siç janë Kosova dhe...

Presidentja Osmani: Figura e Skënderbeut është e përbotshme, siç janë Kosova dhe Shqipëria

Presidentja e Kosovës, dr.Vjosa Osmani bëri homazhe te Memoriali i Skënderbeut në Lezhë

U.d. Presidentja e Kosovës, dr.Vjosa Osmani ka nisur një vizitë dy ditore në Shqipëri me një homazh të Memoriali i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Lezhë.

Ajo tha se nisja e vizitës me homazh te varri i heroit kombëtar është në funksion të rikujtimit të strategut që bëri shumë me projektin integrues mesjetar, duke u shndërruar në fortifikatë të civilizimit perëndimor.

Sipas saj, figura e Skënderbeut duhet të shërbejë si model i unifikimit në kohë të trazuara si kjo e sotmja.

“Ai bëri atë që na duhet më së shumti sot. Përveç se ishte gardian i vlerave të qytetërimit perëndimor, ishte edhe model i unifikimit. Ai dikur mbrojti vlerat e qytetërimit, të cilin e synojnë bashkë Kosova e Shqipëria”, ka theksuar u.d. Presidentja Osmani.

Ajo tha se figura e Skënderbeut është e përbotshme, siç janë Kosova dhe Shqipëria, të cilat pavarësisht sfidave e pengesave, në një të ardhme do të jenë pjesë e familjes së madhe evropiane.

spot_img

Most Popular

Recent Comments