Në një cicërimë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani falenderoi Presidentin Biden për urimet lidhur me ditën e pavarësisë së Kosovës.
Më tutje ajo theksoi: Sot mora një letër urimi nga @POTUS (Presidenti Biden)
për Ditën e Pavarësisë duke përsëritur mbështetjen e tij të vazhdueshme për marrëdhëniet e forta midis dy vendeve tona dhe nevojën që dialogu me Serbinë të përqendrohet në njohjen reciproke.
Përjetësisht mirënjohës për mbështetjen e SHBA.