Thursday, August 13, 2020
Home KRYESORE Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Gjermanisë

Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Gjermanisë

Prishtinë, 30 korrik 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Duke i uruar suksese në misionin e ri në Kosovë, presidenti Thaçi i ka ofruar ambasadorit të ri të Gjermanisë bashkëpunim të plotë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

“Gjermania është adresë e rëndësishme politike e Kosovës në Evropë. Jemi mirënjohës për mbështetjen që populli gjerman ka dhënë në procesin e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në këtë takim është biseduar edhe për sfidat për tejkalimin e pandemisë COVID-19.

Nga ana tjetër, ambasadori i ri gjerman, Jörn Rohde, ka theksuar se Gjermania do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.

Presidenti Thaçi është shprehur optimist se gjatë kryesimit të Bashkimit Evropian nga ana e Gjermanisë do të mund të jetësohet edhe liberalizimi i vizave për qytetarët tanë, pasi që Kosova tash e disa vjet i ka plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

Osmani: Rinia është transformuesi i vërtetë i shoqërisë

“Të rinjtë janë forca e vërtetë vepruese për ndryshimet e mëdha në shoqëri”. Kështu tha sot kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa...

Osmani: Ushtria e Kosovës, shembull i profesionalizmit dhe i besueshmërisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, sot vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes, ku u prit nga ministri i Mbrojtjes, z. Anton...

Ministri Veliu priti në takim shefin e UNHCR-së dhe përfaqësuesen e OKB-së në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, priti në takim njoftues shefin e UNHCR-së në Kosovë, z.Erol Arduc si dhe Koordinatoren e Zhvillimit të OKB në Kosovë, znj.UlrikaRichardson. 

BESO në Kotësi dhe Rezhimi i Vjetër

Rexhep MYFTARIPublicist Koalicioni i tanishem Qeveritar sa duket para kollapsit aq...

Recent Comments