Tuesday, October 20, 2020
Home KRYESORE Presidenti Thaçi Euroskeptik, Radikal dhe jo-Racional

Presidenti Thaçi Euroskeptik, Radikal dhe jo-Racional

27 Maj 2020

Prof. Sabri Kiçmari e cilëson Presidentin e Kosovës në mes tjerash duke përdorur fjalët Euroskeptik, Radikal dhe jo-Racional karshi institucioneve Europiane dhe perfaqësuesve të tyre për Kosovën.

Presidenti i Kosovës është deklaruar se nuk do të negocioj me Miroslav Lajcak të dërguarin e EUs për negociatat mes Kosovës dhe Sërbisë.

Në vazhdim reagimi i Sabri Kiçmarit: Presidenti Thaçi deklaroi se ai nuk është në kontakt me ndërmjetësuesin për lehtësimin e dialogut në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë Miroslav Lajçak dhe se nuk ka vullnet “që të participojë “në procese të negociatave që udhëhiqen nga Lajçaku.” Arsyeja e moskontaktit me Lajçakun, sipas presidentit, ishte fakti se kryeministri Kurti “është në kontakt me të dhe nuk e di sa larg kanë shkuar bisedimet, Lajçak-Kurti-Borrell.”

Presidenti Thaçi Euroskeptik, Radikal dhe jo-Racional

Një qëndrim i tillë i Presidentit të Republikës nuk është as racional dhe as i dobishëm. Ky qëndrim do të mund t’i shkonte për shtati një lideri të një partie të ekstremit të djathtë iliberale, konservatore dhe euroskeptike, por jo një presidenti të Republikës së Kosovës.Republika e Kosovës synon integrimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ky është një qëllim dhe synim strategjik i politikës së jashtme, në akord me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Detyrë e politikës së Kosovës është që të dërgojë mesazhe racionale dhe jo gjuhë mosdurimi në drejtim të BE. Askush nuk është i entuziazmuar në Kosovë për zgjedhjen e Borrelit dhe emërimin e Lajçakut në funksionet adekuate të BE. Por, Kosova duhet të negociojë me ta, të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e saj me dinjitet dhe integritet. Gjuha euroskeptike dhe mesazhet radikale nuk janë gjuhë adekuate në raportet e Kosovës me BE.

Call: +38349676773

Most Popular

Albin Kurti: Votoni për Joe Biden

Albin Kurti nxitë Shqiptarët e Amerikës që ta votojnë z.Joe Biden për President. z.Kurti thot votoni për Biden sepse ai paraqet vlerat...

KM Hoti: Qeveria afër bizneseve dhe qytetarëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, të udhëhequr nga kryetari i saj,...

12 komuna me pajisje të reja teknologjike për shkolla të mesme

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit sot janë nënshkruar 12 memorandume bashkëpunimi me 12 komuna të Kosovës, duke u mundësuar secilës prej...

iKSHPK bëhet me PCR UNIVERZAL/VIRAL

UNDP i dorëzon Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike komplete PCR UNIVERZAL/VIRAL për grumbullimin e mostrave për COVID-19 blerja e të cilave është...

Recent Comments