Wednesday, October 27, 2021
spot_img
HomeTechPodujevë: Rifillon punën Qendra për Pajisje me Dokumente dhe Regjistrim të Automjeteve

Podujevë: Rifillon punën Qendra për Pajisje me Dokumente dhe Regjistrim të Automjeteve

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil, njofton të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës se Qendra për Pajisje me Dokumente dhe Regjistrim të Automjeteve e kësaj komune ka rifilluar punën e saj. 

Pezullimi i shërbimeve të kësaj Qendre ishte bërë javën e kaluar për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19).

Ndërsa, nga sot, me datë 10 gusht bëhet rifillimi i punës me kapacitetet e plota të saj.

spot_img

Most Popular

Recent Comments