Tuesday, April 13, 2021
spot_img
HomeKRYESOREPezullohet nga detyra gjyqtari Lekë Prenaj

Pezullohet nga detyra gjyqtari Lekë Prenaj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), nën udhëheqjen e Kryesuesit Skender Çoçaj, përmes platformës online mbanë takimin e jashtëzakonshëm me të vetmen pikë të rendit të ditës:

Njoftimi i Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, për ngritjen e aktakuzës ndaj gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Lekë Prenaj, për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe legalizim i përmbajtjes së pavërtetë.

Këshilli pas shqyrtimit dhe analizimit të rastit mori vendim për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Prenaj deri në përfundim të procedurës penale.Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është i vendosur dhe i përkushtuar të përkrahë organet përgjegjëse për zbatimin e ligjit në procedurat e mëtutjeshme, me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe luftimit të dukurive negative. 

spot_img

Most Popular

Recent Comments