Tuesday, December 1, 2020
Home KRYESORE Përse Sulltan AbdylHamiti II financoi Kongresin e Alfabetit shqip në Manastir?

Përse Sulltan AbdylHamiti II financoi Kongresin e Alfabetit shqip në Manastir?

Nexhmedin Spahiu
Nexhmedin Spahiu

Publicist

Sulltani Abdylhamiti II udhëhiqte Perandorinë në rënie e sipër, në ndërkohë që xhon-turqit ishin lëvizje kombëtare turke, që në atë periudhë kohore ishte konkurente me lëvizjen kombëtare shqiptare.

Kjo periudhë konflikti mes këtyre dy lëvizjeve kombëtare zgjati nga 1878 -1912. Rezultat i këtyre lëvizjeve ishte krijimi i kombit shqiptar më 1913 e i kombit turk më 1923. Pas këtyre viteve kombi shqiptar e turk nuk patën asnjë armiqësi, por para se të bëheshin kombe, lëvizja kombëtare turke e lëvizja kombëtare shqiptare konkuronin njëra tjetrën për atë se cilit komb do t’i takonin myslimanët shqiptarë. Kjo ngase kombi shqiptar po ngritej mbi bazën e komunitetit etnik, kurse kombi turk mbi bazën e komunitetit fetar.

Abdul Hamid II
Sulltan i Perandorisë Osmane

Dhe këtu shqiptarët myslimanë ishin objekt i konfliktit mes këtyre dy ideve kombëtare. Ideja kombëtare turke tentonte që pavarësisht etnisë (turk, shqiptar, mysliman, grek mysliman, bullgar mysliman, serb mysliman, boshnjak mysliman, kurd mysliman apo çkado qoftë), të përbejë kombin turk, kurse ideja shqiptare ishte se kushdo që ishte me etni shqiptare (qoftë mysliman, qoftë katolik qoftë ortodoks) të perbëjnë kombin shqiptar. Tani kthehemi te Sulltan AbdylHamiti II.

Meqë pushteti dhe shteti i tij ishin në rrezik, ai mbijetonte duke bërë ekulibra si në politikën e jashtme si në atë të brendshme. Cyste Anglinë, Gjermaninë, AustroHungarinë, Francën e Rusinë secilën kundër secilës dhe poashtu cyste Bullgarinë kundër Greqisë e Sërbisë, dhe anasjelltas.

Në planin e brendshëm ai herë përkrahte lëvizjen kombëtare turke herë lëvizjen kombëtare shqiptare e atë kurde apo ndonjë tjetër. Në këtë lojë, AbdylHamiti nxiti dhe përkrahu Lëvizjen kombëtare shqiptare në Lidhjen e Prizrenit (1878), më pas më 1881 i dha krah lëvizjes kombëtare turke për ta luftuar Lidhjen e Prizrenit.

Kur lëvizja kombëtare turke u forcua dhe e rrezikoi atë, ai i dha krah shqiptarëve: financoi Kongresin e Manastirit. Për ironi, më 1909, atë e rrëzoi nga pushteti nje shqiptar, por jo i lëvizjes kombëtare shqiptare, por i asaj xhon-turke. Ky ishte Esat Pashë Toptani, i cili 3 vite më vonë do t’i braktisë xhon-turqit për t’iu bashkangjitur lëvizjes shqiptare, por që më shumë i shkatoi dëm se sa dobi.

Në fund, Sulltan AbdylHamiti duhet të trajtohet si një sundimtar i zgjuar, as si mik e as si armik i shqiptarëve, por thjesht si një sundimtar që sundoi 33 vite (1876-1909), nga i cili lëvizja kombëtare shqiptare mori nxitje në momente vendimtare, por edhe goditje të herëpasherëshme.

Most Popular

Kosovo for Dummies

– Shfaqja më e re e Teatrit të Qytetit të Gjilanit  Drama / komedia e autorit Jeton Neziraj,...

Baleti Kombëtar i Kosovës, 48 vite histori suksesi

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës tashmë ka deportuar në skenën kulturore ndërkombëtare duke mahnitur me çdo shfaqje të realizuar me mjeshtëri. Trupa është formuar nga Ahmet Brahimaj “Artist i Merituar” në vitin...

Autobusi Falas në Prishtinë

Për të inkurajuar udhëtimin me autobus urban në vend të veturave dhe uljen e ndotjes së ajrit në Prishtinë, Transporti Publik me...

LVV me dy fitore!

LVV doli e para në dy komuna në zgjedhjet e 29 Nëntorit 2020. Në Podujevë kandidati i LVV Prof.Shpejtim...

Recent Comments