Friday, May 7, 2021
spot_img
HomeKRYESOREPËR RIKTHIM TË BESIMIT TË SHTETIT LIGJOR!

PËR RIKTHIM TË BESIMIT TË SHTETIT LIGJOR!

Shkruan Sadbere Karimani

Sadbere Karimani

Një përshëndetje për gjithë kandidatët guximtarë, të cilët garojnë përnjë ulëse në Parlamentin e Kosovës!

Desha të them dy fjalë: të shpreh ato gjëra që na bashkojnë të kaluarën me të sotmen, desha të flas pak personalisht për brengën në lidhje me Kosovën, të cilën e shoh gjithmonë si një shqetësim real i pambaruar!.

E përjetoj po njësoj, si brengën e refugjatëve të dikurshëm me plot plagë në shpirtin e tyre, plagë  të Kosovës së përgjakur, si luftën që dukej aq e egër, e pa mëshirë, sikur nuk do të ndryshonte kurrë ajo panoramë me tmerre! Si më rikthehen ato pamje, në këtë kohë, gjatë kësaj fuashate të egër! Gjendja e tanishme në këtë fushatë zgjedhore kundër njeri-tjetrit në përmasa ekstreme, më shkakton shqetësime!.

Të gjitha situatat nga e kaluara në të sotmen janë të ndryshme, edhe terminologjitë politike janë të ndryshme, por kanë të njëjtat qëllime – ta pengojnë shtetin ligjor të Kosovës!.

Edhe pas  21 vjetësh, këto qëllime me gjuhë ngulfatëse kërkojnë pushtetsi „me vello tradicionalizmi“ dhe nuk duan të dalin nga kjo luftë e paepur me zhvillimet që duhet të ndodhin!. Këto zhvillime do të quhen: “Ngritja e kokës lart për Republikën e Kosovës“, që nënkupton funksionimin e shtetit ligjor! Ndryshime rrënjësore! Luftë direkt e korrupsionit etj.,etj!… Më shumë se lufta politike më brengosin  fëmijët që rriten në këtë trysni! Poashtu më brengosin shumë edhe femrat. Siç dihet (disa nga ato) janë edhe të dhunuara! Deri tani ka munguar trajtimii përhershëm për këtë kategori!. Pavarësisht se 30% e ulësve janë femra në kuvend, dhe kjo përqindje synohet të rritet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ajo vazhdon të ketë shumë vështirësi në vendim-marrje. Shumëherë ato janë “Thembra e Akilit” për të dalë nga pozita e tyre në një pozitë të vendosjes!. Ndërkaq, femra është pjesa më kryesore e edukimit të familjes dhe shoqërisë!

Dikur një psikolog si Karl Jung shpreheshet se të njohësh një njeri nëskutat e tij është si të njohësh një komb. Në fakt për situatën duketsikur të njohësh dhimbjen e femrës, është sikur të njohësh një popull siKosovën. Lufta solli shumë plagë po ndihem shumë e detyruar të përsërispërjetimin e veçantë që kam edhe ndaj ish-nxënësve të mi. Ndihem e detyruar t’i rikujtoja, qoftë një situatë kujtese që më afron një përshëndetje, apo një dëshirë momentale për ta kthyer kujtesën në të tashmen!. I drejtohem secilës qytetare e secilit qytetar të Shtetit të Kosovës me disa fjalë të thjeshta si çdo atdhetar: „Ne duhet ta përqafojmë të thjeshtën e mendimit, nuk jemi kaq aristokratë të përvuajtur“.

Dua të jap një faleminderit, sepse e kam detyrim. Gjithë kandidateve dhe kandidatëve që kanë marrë guximin për një menaxhim më të ndryshëm, (se ajo çfarë ka qenë deri tani), dhe sa më të drejtë për Kosovën dhe njëkohësisht shpresoj që këta kandidatë të jenë të vetëdijshëm se ipretë një punë e madhe në raport me shtetin, me ligjin dhe funksionalitetin praktik të demokracisë!. Është një nga ata, ato shtete që u përkrah nga mbarë Bota për bërje të shtetësisë dhe rikthimin e jetës!.

Tashmë nuk ka më nevojë të rithuhet, të ripërsëritet se shteti  ka arritur majën e rënies, në një pasiguri totale, nga klasa politike e deritashme! Kosova këtë nuk e ka merituar! Ata madje sikur po ecin prapame shtetbërjen e tyre!?. Edhe rinia nuk ndihet më e sigurt, ajo do të emigrojë jashtë!. Po e gjithë e keqja po prek çdo qytetar të Kosovës, me pasigurinë aktuale, pa të ardhme, pa shpresë e pa një drejtim të qartë! Kosova ndodhet e vendosur në udhëkryq midis së shkuarës dhe së ardhmes. Votimi i 14 shkurtit është vendimtar për një kthesë të mirëfilltë!. Duhet më shumë reflektim, më shumë vigjilencë për një demokraci më tëshëndoshë në gjithë shoqërinë.

Nuk duhet menduar më për interesinpersonal, kur sot  shumë grupe dhe komunitete po vuajnë. Kësaj gjendjeje i shtohet edhe situatat e zhvillim-përhapjes së Pandemise!. Pandemia duhet të na bëjë më humanë, më njerëzorë, më mendje hapur, më të dashur e zemërplotë.

. . . Në mendjen time vijnë përsëri refugjatët e luftës, jetimët, mbijetuesit, gratë e burrat që qanin, sytë e vuajtur, të pashpresë! . Të njëjtën gjë shoh sot nga larg kur takoj, jo vetëm emigrantë, por kur si emigrante bëhem njësh me ta dhe shoh sy pa dritë, pa optimizëm, pa atë flakën që mbizotëron te njeriu dhe mund të japë një vrull tëgjithanshëm.Kosova meriton më shumë!. Dëshmorët dhe historia e saj e dhimbshmemeritojnë më shumë!. E ardhmja, fëmijët meritojnë më shumë!.

Më shumë meritojnë edhe gratë e vajzat që diskriminohen, edhe komunitetet e tjera meritojnë me tepër!. Kosova mund të jetë (dhe duhet të bëhet në Parlamentin e ardhshëm) mëtepër shtet funksional! Emigrantët dhe shqiptarët kudo që ndodhen, meritojnë më tepër sepse edhe ata duhet të integrohen me kohën. Politikanët duhet të mendojnë më tepër dhe të mbajnë përgjegjësiligjore! Kosova është e gjithë shqiptarëve! Ajo meriton më shumë dashuri!

Të priftë e mbara Kosovë më 14 shkurt për një kthim të dinjitetit shteror funksonal!

spot_img

Most Popular

Recent Comments