Friday, December 3, 2021
spot_img
HomeKRYESOREPeja Jazz 7,8,9 & 10 Dhjetor 2020

Peja Jazz 7,8,9 & 10 Dhjetor 2020

Peja Jazz – Edicioni i Parë, organizohet nga Kinema Jusuf Gërvalla dhe Anibar këtë dhjetor

Anibar dhe Kinemaja “Jusuf Gërvalla” këtë dhjetor po e nisin organizimin e një ngjarje të re në Pejë. “Peja Jazz”, do njihet seria e koncerteve e cila do të sjellë frymën e muzikës xhaz për publikun, jo vetëm pejan. 

Në kohën kur pandemia Covid-19 ka godit skenën e kulturës, gjithandej globit, organizatorët kanë dëshiruar të sfidojnë veten që mu në këtë kohë të krijojnë një ngjarje të re kulturore e cila ka për qëllim zvogëlimin e distancës mes nesh, gjithmonë duke respektuar masat në fuqi për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19. 

“Peja Jazz” nuk është festival por ka me qenë një seri tradicionale koncertesh dhe ngjarjesh përcjellëse që fokus kryesor e kanë promovimin e muzikës xhaz dhe ideve të reja. 

Kjo ngjarje do të zhvillohet në datat 7,8,9 dhe 10 dhjetor në hapësirën e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë.  Të njejtat koncerte do të transmetohen edhe live në mediat sociale të Kinema Jusuf Gërvalla dhe Peja Jazz.

Numri i pjesëmarrësve do të jetë i limituar, ndërsa së shpejti do të filloj shitja e biletave.

Ky edicioni i parë i Peja Jazz po organizohet në kuadër të projektit të Anibar, Komunitet i Fuqizuar përmes Artit dhe Kulturës të mbështetur nga Fondi Ndërkombëtar i Ndihmës së Zyres së Jashtme Federale Gjermane, Goethe-Institut.

spot_img

Most Popular

Recent Comments