Friday, February 26, 2021
Home KRYESORE PARLAMENTI 'STUDENTOR' BËHET PJESË E FUSHATËS ZGJEDHORE

PARLAMENTI ‘STUDENTOR’ BËHET PJESË E FUSHATËS ZGJEDHORE

Të gjithë studentët e Republikës jeni dëshmitarë se si Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, për fat të keq e mjerisht, u bë pjesë e fushatës zgjedhore. Dje në faqen zyrtare të këtij Parlamenti, i cili dëshmoi se veç i studentëve nuk mund të jetë, u shpërnda lajmi se pas takimit me Kryeministrin në detyrë të Kosovës janë plotësuar disa kërkesa të cilat janë parashtruar qe një kohë të gjatë nga studentët.

Një ditë më pas erdhi edhe reagimi zyrtar i UP-së që ndër të tjera sqaron se nuk kanë pranuar ndonjë shkresë zyrtare nga instancat përgjegjëse për ndryshim të organizimit të procesit mësimor në UP, në rrethanat e pandemisë Covid-19. Po ashtu në këtë njoftim thuhet se në adresën e UP-së nuk është përcjellë ndonjë vendim zyrtar për ndryshim të vlerës së pagesave për studentët tanë.

Ne, si organizatë studentore, kemi dorëzuar gjatë vitit të kaluar plot 14 kërkesa për heqjen e të gjitha tarifave për shkollim në të gjitha Universitetet Publike në vend dhe asnjëherë
nuk kemi marrë përgjigje nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe as nga Qeveria e Republikës. Asokohe nuk kemi hasur në asnjë lloj bashkëpunimi nga Parlamenti Studentor.

Fatkeqësisht ky Parlament vendosi të bëhet pjesë e fushatës zgjedhore të një partie politike e cila si zakonisht, përsëri, i tradhtoi!

Parlamenti Studentor është organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve në Universitet dhe i tillë duhet të jetë në çdo ditë të vitit dhe asnjëherë në fushata zgjedhore të asnjë partie politike. Ky Parlament zgjidhet nga studentët, i përfaqëson studentët dhe duhet të jetë vetëm për studentët.

Ne, të gjithë së bashku, duhet të kujdesemi për dinjitetin e studentëve. Ky nivel i përfaqësimit është tejet shqetësues. Derisa në të kaluarën studentët i kan prirë ndryshimeve të mëdha është e papranueshme që tani disa individë që pretendojnë të na përfaqësojnë ta cenojnë dinjitetin e integritetin tonë, këtë nuk do ta lejojmë dhe do ta kundërshtojmë
ashpër, gjithmonë.

PARLAMENTI STUDENTOR ËSHTË VETËM I STUDENTËVE DHE PËR STUDENTËT.

Most Popular

Recent Comments