Friday, September 18, 2020
Home KRYESORE Osmani: Ushtria e Kosovës, shembull i profesionalizmit dhe i besueshmërisë

Osmani: Ushtria e Kosovës, shembull i profesionalizmit dhe i besueshmërisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, sot vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes, ku u prit nga ministri i Mbrojtjes, z. Anton Quni, si dhe komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama.

Në takimin me ministrin Quni dhe gjeneral Ramën, znj. Osmani shprehu mirënjohjen e saj dhe të Kuvendit të Kosovës për përkushtimin profesional dhe atdhetar të ushtarëve të FSK-së, për strukturën udhëheqëse të kësaj force, por edhe për angazhimin e pakursyer personal të ministrit Quni për zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve të FSK-së dhe ofrimin e sigurisë për qytetarët e vendit. Ajo i falënderoi ata edhe për angazhimin e tyre për ofrimin e ndihmës për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

“Ne e çmojmë lart përkushtimin tuaj për të punuar ngushtë me strukturat e sigurisë, përfshirë KFOR-in, për ofrimin e sigurisë së vendit, por edhe për garantimin e një ambienti të qetë, në të cilin qytetarët e vendit do të ndihen të sigurt”, tha znj. Osmani.

Ajo e vlerësoi evoluimin e shpejtë të FSK-së dhe e siguroi ministrin Quni dhe komandantin Rama se institucioni të cilin ajo e udhëheq do të punojë ngushtë me ta për krijimin e infrastrukturës së nevojshme për operim të FSK-së, përfshirë hartimin e legjislacionit të nevojshëm.

Ministri Quni, në anën tjetër, falënderoi kryetaren Osmani për vizitën dhe për kujdesin e vazhdueshëm të saj në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së. Ai e njoftoi kryetaren Osmani për hapat shumë të rëndësishëm që Ministria e Mbrojtjes, e udhëhequr prej tij, i ka ndërmarrë për ngritjen profesionale të FSK-së, por edhe për thellimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit me partnerët strategjikë për përforcimin e mëtejmë të sigurisë në vend.

Bashkë me ministrin Quni, kryetarja Osmani vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, në të cilin komandanti i kësaj force, gjeneral Rama dhe struktura udhëheqëse e saj e informuan atë për procesin e transformimit të FSK-së dhe aktivitetet kryesore të kësaj force. 

Në fund, znj. Osmani vizitoi edhe Klubin e Oficerëve të kësaj force, në të cilin pati mundësinë të shkëmbejë ide dhe përvoja me shumë oficerë të FSK-së.​

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

Çka ka mbetur pa i dhënë Kishës Ortodokse Serbe?

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti një konferencë për media, ku deputeti Hajrulla Çeku foli për zotimet e delegacionit të z. Hoti në Uashington...

Promovohet libri “Mugen” i Kushtrim Thaqit

Libri fillon më një të vërtetë, por përfundon më një dyshim, paqartësi.  Pasditen e djeshme, në ambientet e Qendrës...

Kryekuvendarja Osmani takoi amb. e Zvicrrës, Thomas Kolly

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovës, z. Thomas Kolly. 

Live nga Kuvendi i Kosovës

Më poshtë mund ta përcjellni seancën plenare të Kuvendit të Kosovës https://www.youtube.com/watch?v=wS-9RdZsZ3A

Recent Comments