Friday, September 18, 2020
Home KRYESORE Osmani: Rinia është transformuesi i vërtetë i shoqërisë

Osmani: Rinia është transformuesi i vërtetë i shoqërisë

“Të rinjtë janë forca e vërtetë vepruese për ndryshimet e mëdha në shoqëri”. Kështu tha sot kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, gjatë një pritjeje që u bëri përfaqësuesve të disa organizatave të të rinjve, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Ajo u tha aktivistëve rinorë të rrjetit global të të rinjve, Global Shapers Community, Hope Lipjan dhe Qendrës së Rinisë në Drenas se transformimi i vërtetë i një shoqërie nis nga edukimi i mirëfilltë i të rinjve dhe krijimi i mundësive për ushtrim të kreativitetit të tyre.

“Këto janë parakushte për realizimin e aspiratës suaj për ta transformuar shoqërinë dhe për krijimin e hapësirës së domosdoshme vepruese për ju”, u tha atyre znj. Osmani. 

Krahas edukimit, kryetarja Osmani diskutoi me ta edhe për domosdonë që të rinjve t’u ofrohen më shumë shanse për të zhvilluar punë praktike në institucionet e vendit, si dhe mundësi për punë vullnetare, si periudhë kalimtare ndërmjet edukimit formal dhe tregut të punës. Kjo, sipas znj. Osmani është shumë e rëndësishme, sidomos në vendet sikur Kosova, ku shkalla e papunësisë së të rinjve është ende shumë e lartë.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e të rinjve e falënderuan znj. Osmani për pritjen dhe theksuan se e shohin si tepër të rëndësishëm krijimin e urave lidhëse ndërmjet organizatave rinore dhe vendimmarrësve politikë, ngase adresimi i problemeve të të rinjve te vendimmarrësit mund ta rrisë hapësirën kreative për të rinjtë, por, po kështu ndikon ndjeshëm edhe në rritjen e besueshmërisë së tyre në institucionet e vendit.

Sipas tyre, është shumë e rëndësishme që të rinjve t’u krijohen mundësi që problemet e tyre t’i adresojnë drejtpërdrejt te vendimmarrësit.

“Bashkëpunimi është jetik për rikthimin e besimit të rinisë në institucionet e vendit”, thanë përfaqësuesit e këtyre organizatave.

Sipas tyre, ndërlidhja me Kuvendin e Kosovës, si institucion përfaqësues përbën motiv për angazhimin e të rinjve në jetën e përditshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

Çka ka mbetur pa i dhënë Kishës Ortodokse Serbe?

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti një konferencë për media, ku deputeti Hajrulla Çeku foli për zotimet e delegacionit të z. Hoti në Uashington...

Promovohet libri “Mugen” i Kushtrim Thaqit

Libri fillon më një të vërtetë, por përfundon më një dyshim, paqartësi.  Pasditen e djeshme, në ambientet e Qendrës...

Kryekuvendarja Osmani takoi amb. e Zvicrrës, Thomas Kolly

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovës, z. Thomas Kolly. 

Live nga Kuvendi i Kosovës

Më poshtë mund ta përcjellni seancën plenare të Kuvendit të Kosovës https://www.youtube.com/watch?v=wS-9RdZsZ3A

Recent Comments