Friday, May 14, 2021
spot_img
HomeBotaEUOPOZITA PA BUSULLË

OPOZITA PA BUSULLË

Skender Musliu

Shkruan Skender Musliu, Bruksel.

Edhe pse gjithnjë e më tepër rrenat dhe manipulimet e opozitës po dalin në shesh, prap se prap nuk kanë të ndalur kritikat banale të kostruktuara mbi mashtrime dhe insinuata ndaj Qeverisë Kurti.

Edhe përkundër faktit se vizita dyditore e kryeministrit Kurti që ia bëri Brukselit, ishte vizita e parë , nuk munguan kritikat paushalle të orkestruara nga shefat e grupeve parlamentare të PDK-ës, LDK-ës dhe AAK-ës. Shkak i këtyre kritikave paska qenë deklarata e Zotit Kurti kur thot se, lidhur me dialogun më shumë informata ka marrë nga Brukseli sesa nga Qeveria Hoti. Deklarata e Albin Kurtit është shumë e vërtetë sepse ndër vite, në mënyrë antikushtetuese,  dialogun e ka udhëhequr pa transparencë dhe pa llogaridhënje,  Hashim Thaqi, i cili asnjëherë nuk ka raportuar para Kuvendit dhe nuk i ka njoftuar institucionet e Kosovës.

Pavarësisht kritikave të opozitës, vizita e parë e kryeministrit Kurti në Bruksel, ka qenë paraqitja dhe përfaqësimi më dinjitoz i një burrështetasi të Kosovës që nga paslufta. Për vetëm dy ditë ai ka takuar krerët e institucioneve më të larta të BE-së, sikurse kryetarin e Parlamentit Europian, kryetarin e Këshillit të Europës, kryetaren e Komisionit Europian, kryeministrin e Belgjikës, sekretarin e Përgjithshëm të NATO-os, përfaqësues tjerë të BE-së, si dhe ka mbajtur fjalim në  Komisionin për Politikë të Jashtme të BE-së. Takime zyrtare  me një agjendë kaq  të ngjeshur me institucionet më të rëndësishme europiane, gjer më tani nuk e ka realizuar asnjë politikan i Kosovës.

Me këtë rast duhet theksuar artikulumin e hapur dhe të drejtëpëdrejtë dhe pa « pa dorza » të Zotit Kurti në Komisionin për Politikë të jashtme të BE-së, duke kërkuar përgjegjësi nga Serbia për krimet e luftës. Për herë të parë Zoti Kurti përmendi gjenocidin serb ndaj shqiptarëve, spastrimin etnik dhe deportimin masiv të mbi një million kosovarëve.

Gjatë kësaj vizite Zoti Kurti ia bëri me dije BE-së, se dialogu i ardhshëm duhet të përgatitet dhe organizohet mirë, të dallohet nga ai paraprak, respektivisht të jet dialog  mes të barabartëve, mes dy shteteve duke mos cënuar pavarsinë, Rendin Kushtetues dhe integritetin territorial të Kosovës, konform Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Nga diskursi i Albin Kurtit, qartë vërehet serioziteti i qasjes ndaj dialogut, që n’a jep të kuptojmë se nuk do të ketë më nënshtrim dhe përkulje para Serbisë, siç ka ndodhur me Hashim Thaqin.

Një kritikë tjetër vjen nga Dardan Mulliqi, kryetar i PSD, i cili kritikon kryeministrin Kurti se ai po përcillet nga kolona me xhipa dhe truproja. Kjo nuk qëndron, nga dy arsye. 

E para, se siguria e kryeministrit është e paraparë me protokoll shtetëror sikurse edhe për kryeministrat e mëparshëm. 

E dyta, dhe më e rëndësishmja, është se Qeveria Kurti në Programin e saj ka luftën kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar, dhe duke patur parasysh se gjatë keqqeverisjeve janë krijuar bandat dhe mafiat politike, që tani rrezikohen me përballjen me drejtësinë, paraqet rrezik me rëndësi të veçantë për sigurinë e kryeministrit Kurti. Rrjedhimisht siguaria e Kurtit rrezikohet nga ata që i friksohen drejtësisë, kurse siguria e kryeministrave tjera është rrezikuar nga droja e popullit për plaçkitjen e shtetit, diferenca është e qartë.

Pas një pauze, në opinion prap u paraqit kryetari i (ç) nderit të LDK-ës, Isa Mustafa i cili lavdërohet se deri sa ai ishte kryeministër, asnjëherë nuk është diskutuar për « distrinktin autonom të Kosovës » dhe për « status të priveligjuar » për kishat ortodokse serbe, siç shkruhet në « non paper ». Mirëpo Isa Mustafa nuk po tregon se ky « non paper » është si rezultat i formimit të Asocioacionit të komunave me shumicë serbe, që vet Isa Mustafa dhe Hashim Thaqi ishin kreatorët, sipas kërkesës së Serbisë, që në vitin 2015, kur « Zajednicës » iu dhanë kompetenca ekzekutive, kurse kishave serbe eksterritorialitet. Prandaj nuk është e moralshme që Isa Mustafa të fletë për këtë, sepse  « non paper », është « pjellë » e « Zajednicës ».

Një kritikë tjetër vjen nga ish ministri i shëndetësisë, Zoti A. Zemaj, i cili në një konferencë për shtyp tha se Qeveria Kurti nuk ka program për menagjimin e pandemisë dhe vaksinave.

Ky është mashtrimi i rradhës, sepse Zoti Zemaj deri dje ishte ministër i shëndetësisë, dhe jo vetëm që nuk siguroi vaksinat, kur ishte koha optimale, por edhe keqmenagjoi pandeminë.

Shembujt e kritikave të paqëndrueshme të opozitës,  të cekura më lartë, tregojnë se ajo po lundron pa busullë.

Bruksel, 02 Maj 2021                                                       Skender Musliu, jurist i diplomuar

spot_img

Most Popular

Recent Comments