Tuesday, October 20, 2020
Home KRYESORE Online programi i Kino “Jusuf Gërvalla” në Pejë, për muajin Qershor 2020.

Online programi i Kino “Jusuf Gërvalla” në Pejë, për muajin Qershor 2020.

02 Qershor 2020

Duke marrë për bazë situatën e krijuar nga pandemia me COVID – 19, si dhe pas rivlerësimit të institucioneve relevante për mos hapjen e teatrove dhe kinemave deri në vlerësimin e radhës, Kinema “Jusuf Gërvalla” do të vazhdojë edhe përgjatë muajit qershor me aktivitete online. 

Nga data 12 qershor deri më 27 qershor të këtij viti, do të mbahen disa aktivitete të cilat do të transmetohen përmes faqes së Kinema “Jusuf Gërvalla” në Facebook. Ndër to: Bar Camp Peja, ku kësaj radhe do të diskutohet për filmin e metrazhit të shkurtër; dy takime të “Kino Klubit “Jusuf Gërvalla”, që është klubi i leximit dhe filmit brenda kinemasë, do të diskutohet libri “Sapiens” i Yuval Noah Harari si dhe filmi “The Man from Earth” i regjisorit Richard Schenkman. Po ashtu, do të mbahen edhe diskutimet “Agora”, që janë një seri e re e diskutimeve që do të organizojë Kinema “Jusuf Gërvalla”. Diskutimet e rregulta te që njihen si “Cinema Talks” ose “Diskutimet në Kinema”, do të vazhdojnë edhe këtë muaj online ndërsa muaji do të përmbyllet me një performancë muzikore që do të transmetohet direkt nëpërmjet rrjeteve sociale të Kinemasë. 

Aktivitetet e Kino Klubit, Diskutimet në Kinema, Diskutimet Agora dhe Performanca Muzikore do të organizohen brenda programit të rregullt mujor të kinemasë dhe mbështeten nga Bashkimi Evropian, në kuadër të projektit “Hapësirat Kulturore të Kosovës” që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon.

Për më tepër detaje rreth këtyre aktiviteteve ju ftojmë që ta shihni programin e bashkëlidhur në këtë email.

Call: +38349676773

Most Popular

Albin Kurti: Votoni për Joe Biden

Albin Kurti nxitë Shqiptarët e Amerikës që ta votojnë z.Joe Biden për President. z.Kurti thot votoni për Biden sepse ai paraqet vlerat...

KM Hoti: Qeveria afër bizneseve dhe qytetarëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, të udhëhequr nga kryetari i saj,...

12 komuna me pajisje të reja teknologjike për shkolla të mesme

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit sot janë nënshkruar 12 memorandume bashkëpunimi me 12 komuna të Kosovës, duke u mundësuar secilës prej...

iKSHPK bëhet me PCR UNIVERZAL/VIRAL

UNDP i dorëzon Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike komplete PCR UNIVERZAL/VIRAL për grumbullimin e mostrave për COVID-19 blerja e të cilave është...

Recent Comments