Tuesday, October 20, 2020
Home KRYESORE Një histori pabarazie

Një histori pabarazie

Getoar MJEKU
Getoar MJEKU

08 Qershor 2020

Në shekujt XIX–XX, shqiptarëve u mohohej e drejta e kombësisë dhe e gjuhës. Serbët njiheshin si komb dhe kishin shkollat e tyre.

Në shekujt XIX–XX, shqiptarëve u mohohej e drejta për shtetin autonom. Serbia u bë principatë në kuadër të Perandorisë Osmane e pastaj mbretëri e pavarur.

Në shekujt XIX–XX, shqiptarëve u mohohej e drejta për të jetu në një shtet kombëtar, të pacopëtuar. Serbia zgjeronte territorin në emër të shtetit kombëtar.

Në Luftën e Dytë Botërore, shqiptarëve u mohohej e drejta e vetëvendosjes për bashkim kombëtar, ndërsa kërkohej me i kthy kufijtë e paraluftës. Kombet jugosllave gëzonin vetëvendosjen, ndërsa Jugosllavia zgjeronte sërish territorin, në dëm të Italisë.

Nën Jugosllavinë socialiste, shqiptarëve u mohohej kombi, ani pse ishin ma të numërt se shumë kombe të federatës. Shqiptarët quheshin kombësi, medemek pakicë ardhacake, ndërsa serbët komb shtetformues.

Nën Jugosllavinë socialiste, shqiptarëve u mohohej e drejta e vetëqeverisjes. Më 1945, Kosova u organizu si oblast, me status inferior ndaj Vojvodinës që ishte krahinë autonome.

Nën Jugosllavinë socialiste, shqiptarëve u mohohej barazia, edhe atëherë kur u jepej një copë autonomi. Kur Kosova u bë krahinë autonome, kombet e tjera kishin republika.

Nën Jugosllavinë socialiste, shqiptarët nuk ishin të lirë. Më 1981, nacionalistët serbë nisën një valë të ashpër shtypjeje e robërimi. Më 1989, Millosheviqi zhbëri autonominë e Kosovës. Serbia pushtoi Kosovën ushtarakisht. Dhe dëshmoi epërsinë e vet në federatën josimetrike të Jugosllavisë.

Në vitet 1990, një komision ndërkombëtar u njohu republikave të ish-Jugosllavisë të drejtën me qenë shtete të pavarura. Komisioni heshti për Kosovën.

Bashkësia ndërkombëtare na doli krah atëherë kur Millosheviqi nisi gjenocidin. Kosova u çliru dhe shpalli mëvetësinë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë njohu ligjshmërinë e pavarësisë sonë.

Por sfidat nuk pranë. Këtë herë fajin e patën tanët.

Në negociatat për pavarësi, përfaqësuesit tanë zunë në befasi Serbinë me lëshime të mëdha, që vinin në elaborate të përgatitura nga konsulentë të huaj, krejt shpërfillës ndaj brengave tona. Kosova pranoi copëtimin e brendshëm në emër të decentralizimit dhe i hapi derën ndikimit të Beogradit në emër të të drejtave të komuniteteve. Përfaqësuesit tanë hoqën dorë nga identiteti kombëtar shqiptar dhe nga bashkimi me Shqipërinë.

12 vjet pas pavarësimit, Serbia kërkon ma shumë. I njeh mirë negociatorët tanë. E di se ata pranojnë pabarazinë.

Por historia na mëson se ç’vujtje na ka pru ndër dekada pozita jonë e pabarabartë ndaj Serbisë. Populli e di historinë. Andaj s’do të dorëzohet kurrë, as atëherë kur krerët e shtetit rrëshqasin rrugëve të mbrapshta të nënshtrimit.

Call: +38349676773

Most Popular

Albin Kurti: Votoni për Joe Biden

Albin Kurti nxitë Shqiptarët e Amerikës që ta votojnë z.Joe Biden për President. z.Kurti thot votoni për Biden sepse ai paraqet vlerat...

KM Hoti: Qeveria afër bizneseve dhe qytetarëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, të udhëhequr nga kryetari i saj,...

12 komuna me pajisje të reja teknologjike për shkolla të mesme

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit sot janë nënshkruar 12 memorandume bashkëpunimi me 12 komuna të Kosovës, duke u mundësuar secilës prej...

iKSHPK bëhet me PCR UNIVERZAL/VIRAL

UNDP i dorëzon Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike komplete PCR UNIVERZAL/VIRAL për grumbullimin e mostrave për COVID-19 blerja e të cilave është...

Recent Comments