Tuesday, October 26, 2021
spot_img
HomeKRYESORENew York: Shqiptarët mbrojnë Dyqanet e tyre me Stupca Bejsbolli

New York: Shqiptarët mbrojnë Dyqanet e tyre me Stupca Bejsbolli

03 Qershor 2020

Siç na njoftojnë bashkëkombasit tanë në New York dhe mund të shihet në videon më poshtë postuar nga Zef Leka, Shqiptarët në Bronx të New Yorkut në lagjën Morrispark po i mbrojnë bizneset e tyre me stupca/shufra bejsbolli.

Në video, në Anglisht dëgjohet një banor i lagjes i cili porosit plaçkitësit të mos vijnë afër bizneseve Shqiptare sepse ata janë armatosur për ti mbojtur pronat e tyre.

Sot është dita e 8 me radhë gjatë së cilës protestohet kundër vrasjes së George Floyd. Sipas mediave Amerikane Protestat në disa qytete janë duke u keqpërdorur nga qytetar të papërgjegjshëm të cilët po vandalizojnë e plaçkisin gjithçka para tyre.

Presidenti Trump ka thirrur Guvernatorët e shteteve ta nxjerrin gardën ushtarake në rrugë e ti ndalojnë keqbërësit.

Posted by Zef Leka on Tuesday, June 2, 2020
spot_img

Most Popular

Recent Comments