Senatori i Brooklyn Marty Golden deklaron mbështetjen e tij për shqiptarin Marko Kepi!
Marko punoj për Senatorin Marty Golden për 5 vite ku arriti të siguroj më shumë se $20,000 për paradën Shqiptare, shpallën 4 Shtatorin dita e Nënë Terezes në Shtetin e Nju Jorkut ku i pranishëm ishti Princi Leka i Shqiptarëve.

Marko bashkë me Senatorin vendosën Statujen e Nënë Terezës në Bensenhurst Brooklyn dhe mbas shumë sakrificave arritën të sigurojnë certifikimin e grupit policor “Illyria Society” si grup i autorizuar i policisë së New Yorkut. Gjithashtu kremtoj edhe 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës në Senatin e Nju Jorkut.
Zgjedhjet për Marko Kepin janë me 23 Qershor 2020 ku shpresojmë që për herë të parë në USA shqiptaret të votojnë si një komunitet!