Tuesday, April 20, 2021
spot_img
HomeTrendeKombëtareNesër në Bruksel diskutohet me Serbinë për çështjet financiare dhe të pronave

Nesër në Bruksel diskutohet me Serbinë për çështjet financiare dhe të pronave

Me ftesë të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror Skender Hyseni, ka udhëtuar sot për në  Bruksel, ku nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës me delegacionin nga Serbia.  

Temë e diskutimit do të jetë zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve. 

Me ndërmjetësimin e emisarit Lajçak, në takimin e nesërm, delegacionet do të vazhdojnë diskutimin e filluar në takimin e kaluar rreth kësaj çështjeje.

spot_img

Most Popular

Recent Comments