Tuesday, April 20, 2021
spot_img
HomeKRYESORENathalia Fernandez: Kosova është Shtet dhe vendimet duhet ti merr vet e...

Nathalia Fernandez: Kosova është Shtet dhe vendimet duhet ti merr vet e jo të ndikohet nga influenca të jashtme

Rexhep MYFTARI
Rexhep MYFTARI

Publicist

New York 08/09 Dhjetor 2020

Mbrëmë në New York u mbajt Takimi i parë me Mikeshën e Shqiptarve Nathalia Fernandez kandidate pēr Presidente të Bronxit. Moderuar nga Maria Parubi dhe Admir Molla nga Progressive Albanians.

Angazhimi i Nathalia Fernandez filloi së pari në zyrën e Mark Gjonaj asambleistit Shqiptar pastaj si person i ndërlidhjes mes Bronxit dhe zyres së Governatorit Andrew Cuomo dhe tani si asambleiste në asamblen e shtetit të New Yorkut i dhanë rastin asaj të takoj shumë shqiptar të cilët jetojnë në Bronx.

Bashkëpunimi i saj me organizata të ndryshme shqiptare siç është AAOHA me drejtues Aleksander Nilaj e bënë atë më të afërt me çështjet Shqiptare. 

Ajo ka mësuar edhe fjalë në gjuhën shqipe por mbi të gjitha adhuron vallëzimin dhe kuzhinën Shqiptare.

Admir Molla

Në Pyetjen e Admir Molla lidhur me rrezimin e Qeverise Legjitime në Kosovë ndikuar nga Richard Grenell dhe politika Amerikane siç njihet në diplomaci, politika e përdredhjës së duarve të më të vegjëlve ajo u përgjigjë se Kosova është Shtet i pavarur dhe vendimet duhet ti merr vet e jo të ndikohet nga influenca të jashtme dhe nuk është fer çfar ka ndodhur me përdredhjen e duarve dhe rrëzimin e Qeverisë Legjitime.

Vedat Gashi Ligjvënësi i qarkut Westchester e çmon lart angazhimin e saj në çështjet e komunitetit Shqiptar jo vetëm pjesëmarrjen e saj aktive në festat tona por edhe në çështje më delikate sikur që ishte njē rast rishtazi kur një personit i doli në ndihmë pasi që ai kishte telashe me sigurimin social. 

Ndihma e Nathalias rreth këtij rasti kishte qenë jetike sipas z.Gashi.

Nathalia vazhdon tutje z.Gashi ka punuar në përmirësimin dhe krijimin e kushteve për qasje më të mirë në Shëndetsi, në rritje të fondeve për Arsim dhe në reformimin e sistemit gjyqësor dhe si Presidente e Bronxit ajo do të sjellē zhvillim dhe vende të reja pune, përkujdesje më të madhe ndaj ambientit dhe do të jetë freski me qasje të re në përmirësimin e jetës së qytetarëve tē Bronxit.

Dr.Sulejman Çelaj

Dr.Sulejman Çelaj ngriti çështjen e nevojës imediate të angazhimit të më shumë mjekëve  Shqiptar në spitalet e Bronxit dhe që kjo të bëhet sipas kuotave tē reprezentimit sepse shpeshherë pacientët Shqiptar vuajn pasojat e mungesës së komunikimit përshkak të barrierave gjuhësore dhe kulturore. 

Dr.Çelaj argumentoi se mjekët Shqiptaro Amerikan do të ndikonin shumë në pērmirësimin e gjendjes shëndetsore të shqiptarëve në Bronx.

Në takim u kërkua që të ketë më shumë angazhim të shqiptarëve dhe pjesëmarrje ne politikën lokale.

Më shumë detaje mund tē ndiçni nē video kētu: https://www.facebook.com/100168525142160/posts/189325072893171/?vh=e

spot_img

Most Popular

Recent Comments