Friday, April 16, 2021
spot_img
HomeKRYESOREMuja: Albin Kurti vendosi Standarde të reja gati çdo ditë pune.

Muja: Albin Kurti vendosi Standarde të reja gati çdo ditë pune.

Armend MUJA
Armend MUJA

Publicist

04 Qershor 2020

Kryeministrit Kurti: 100 e ca dite qeverisje, por se paku 95 dite prej tyre kane vendose standard te ri ne politiken tone. Edhe nje pjese e Ministrave te nominuar sot ishin perpjekje per te ruajtur kete standard. Reforma ne nderrmarrjet publike ishte me vend. Gjykata Kushtetuese mbetet Bordi fundit per tu reformuar. Nuk me pelqyen ata 4 anetare te VV-se ne Borde.

Menaxhimi i Covid-19 ishte i shkelqyeshem. Ne politiken e jashtme kishte sfida – Vucic morri nje mesim, ne Evrope ke fituar shume miq, ndersa me ShBA ende ka boshllek qe duhet mbuluar. Trajtimi nga Grenell ishte i paprecedent, mirepo sjellja e tij ishte e modeluar nga vetebesimi i ulet qe mbretron ne klasen tone politike.

Sot morra disa ngushellime per perfundim te mandatit te z. Kurti. Me duhet te pranoj qe ne shumicen e rasteve, ngjashem me 65% te votuesve, isha i kenaqur. Ne disa raste kishte edhe kontraste te medha ndermjet z.Kurti qe flet rrjedhshem per imperativin kategorik te Kantit dhe analfabetizimit goxha te shprehur ne skenen tone politike. Ne raste tjera ishte veshtire ti rezistohej instiktit te natyrshem per nje ndryshim ne skenen tone permanente politike. Keshtu qe po, nuk me erdhi mire qe perfundoj mandati i Qeverise Kurti. Sa e kuptoj Kosova nuk eshte rregullim trashigimor dhe nuk ka shpejgim pse edhe z.Kurti nuk po arrin te qeveris as ca muaj nderkohe ka te tjere qe provojne me dekada. Kjo ndoshta me shume flet per sistemin tone.

Qeverise se re Thaci- Hoti i uroj sukses. Sfidat me te cilat do te ballafaqohen, nga virusi, ekonomia, dialogu jane te medha. Mungesa e legjitimitetit, influenca e Vucic do te vazhdojne te prodhojne jostabilitet dhe pakenaqesi te shumica e votuesve ne Kosove. Nese gjerat mbesin keshtu sic jane, Kurti do vazhdoj te dominoj zhvillimet politike ne 10 vitet e ardhshme. Por, duhet nenvizuar qe sistemi politik nuk eshte i dizajnuar per tu perballur me te gjithe kundershtaret e brendshem dhe jashtem ne te njejten kohe.

spot_img

Most Popular

Recent Comments