Wednesday, December 2, 2020
Home KRYESORE MPB: Filloi ndarja e patentë-shoferëve ndërkombëtarë

MPB: Filloi ndarja e patentë-shoferëve ndërkombëtarë

Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot edhe zyrtarisht ka filluar të ndajë patentë-shoferët ndërkombëtarë.

Në ceremoninë e shpërndarjes morën pjesë: z. Bajram Gecaj, shefi i Kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Regjistrim Civil(ARC), z. Bekim Hoxha.

Me këtë rast shefi i kabinetit, z. Bajram Gecaj, theksoi se me aktin e sotëm të shpërndarjes së patentë-shoferëve ndërkombëtarë, po tregojmë përkushtimin dhe avancimin e ARC-së dhe MPB-së në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se ky patentë-shoferë do të ju hyjë në punë qytetarëve në disa shtete, deri në njohjen ndërkombëtare të Patentë-shoferëve sipas konventës ndërkombëtare, për të cilin për ta realizuarRepublika e Kosovës duhet të jetë pjesë e OKB-së.

“Ne jemi duke bërë përpjekje individuale me shtet ku e kemi tëkoncentruar komunitetin tonë, si me Italinë, Gjermaninë dhe Austrinë, për të arritur marrëveshje individuale me këto shtete për njohje të patentë-shoferëve të Republikës së Kosovës, në mënyrë që ju mundësojmë diasporës tonë që të kenë qasje më tëleha në këto shtete me dokumente të Kosovës”, Gecaj.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i ARC-së, Bekim Hoxha, vuri nëdukje se me aktin e sotëm po tregohet një vazhdimësi e përmirësimit të shërbimeve për qytetarët e Kosovës dhe ndarja e patentë-shoferit ndërkombëtarë është në trendet ARC-së dhe MPB-së në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se prej njoftimit për fillimin e prodhimit të patentë-shoferëve ndërkombëtare, deri më tani rreth 500 qytetarë kanëaplikuar për tu pajisur më këtë dokument.

Në fund Hoxha ka thënë se në kuadër të lehtësimit tëshërbimeve për qytetarët e Kosovës, nga java e ardhshme do të fillojnë shërbimet për vulat apostile edhe në disa qytete tjera të Kosovës dhe nuk do të jetë e koncentruar vetëm në Prishtinë.

Most Popular

Black Friday vs White Cuma

Rexhep MYFTARIPublicist Fillimi i një trendi të Ri apo çka fshihet prapa...

Rrenacak, i marrë apo te dyjat bashkë!

Bill Barr Prokurori i Përgjithshëm sulmohet brutalishtë në emisionin e Lou Dobbs. Dobbs ne FoxTV e quan Prokurorin gënjeshtar, budalla apo te...

Kosovo for Dummies

– Shfaqja më e re e Teatrit të Qytetit të Gjilanit  Drama / komedia e autorit Jeton Neziraj,...

Baleti Kombëtar i Kosovës, 48 vite histori suksesi

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës tashmë ka deportuar në skenën kulturore ndërkombëtare duke mahnitur me çdo shfaqje të realizuar me mjeshtëri. Trupa është formuar nga Ahmet Brahimaj “Artist i Merituar” në vitin...

Recent Comments