Friday, September 18, 2020
Home Personale Mitrovica e Veriut Beteja e Fundit për Pavarësinë e Kosovës (19 Shkurt...

Mitrovica e Veriut Beteja e Fundit për Pavarësinë e Kosovës (19 Shkurt 2019)

Serbia ndanë në Baza Etnike edhe Rrymën në Veri të Mitrovicës

Mitrovicë Veriore 19 Shkurt 2019

Rexhep MYFTARI
Rexhep MYFTARI

Publicist

Ditët pas festës së 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe në prage të festës së 20 vjetorit te çlirimit të saj, po i gjen Shqiptaret e veriut të diskriminuar dhe të kërcënuar si kurr më parë.

Edhe përkunder shumë vështirësive, ndalesës nga KFOR për vite me radhë dhe pengeses nga UNMIK për tu kthyer në trojet e tyre në veri te Mitrovicës, banorët Shqiptarë të Lagjës së Doktorrve u kthyen në shtëpitë e tyre në vitin 2009 por ende ballafaqohen me pengesa tani edhe drejteperdrejt nga Shteti Serb, të orkestruara nga Beogradi.

Anipse kan kaluar 20 vite nga lufta e vitit 1999 Beogradi po e forcon pushtetin në pjesën Veriore të Kosovës duke bërë ndarjen etnike edhe të furnizimit me energji elektrike. Serbët kan furnizim të plotë me energji elektrike ndërsa Shqiptarët ballafaqohen me ndërprerje të energjisë dhe diskriminim në baza etnike. Sipas marrëveshjeve të Brukselit për energjinë elektrike, Kosova do të duhej ta shtrinte sovranitetin edhe në pjesen veriore të Republikës, pse po ndodhë e kundërta më së miri do të dinin të pergjigjeshsin institucionet lokale dhe ato qendrore në Prishtinë, miëpo ato po heshtin, e heshtja po sjellë amulli dhe pasiguri ne mesin e banorëve të veriut.

Edhe pas 10 viteve prej se janë kthyer në shtëpitë e tyre ndaj ketyre banorëve po vazhdojnë provokimet nga më të ndryshmet nga Shteti Sërb. Rezistenca Shqiptare ndaj planit të Beogradit për zbrazjen e veriut nga Shqiptarët po bëhet më e veshtirë sepse dita ditë është duke u bërë gati e pamundur jetesa normale në këto troje Shqiptare. Tani këta banorë po ndeshen me provokimet e radhës nga Beogradi permes EPS-Elektro Privreda Serbije. EPS e cila ushtron kontrollë të plotë të furnizimit me rryme në pjesën veriore të Kosovës përfshi këtu Mitrovicen Veriore ku gjindet Lagja e Doktorrve. EPS ia doli që ti përjashtoi Shqiptarët nga burimi kryesor i furnizimit me energji elektrike duke i lënë ata disa ditë në terr.

Siguresat e larguara nga EPS

Kjo ndarja etnike sipas banorëve të Lagjës është bërë për ta pamundësuar kthimin e banorëve tjerë në këtë lagje por edhe për të mos u kthyer Shqiptarët në pjesët tjera të veriut të Kosovës. Nëse nuk ka kushte jetese dhe nëse ka ndërprerje të furnizimit me rrymë, por edhe provokime dhe rrezik permanent nga Shteti Serb ketu mbrenda Kosovë dhe nuk ka reagime të institucioneve të Kosovës atëhere asnjë qytetar Shqiptar nuk do të mund të jetoj në këtë pjesë të Kosovës. Për me tepër, nuk besoj qe ka njeri që deshiron që femijet e tyre te rriten në terrin që po e shkakton shteti Serb mbrënda Kosoves dhe më së shumti do ta pësojnë këta banorë nëse vjen deri te shkembimi i territoreve siq po flitet tevona në publik. Këtë pasiguri e forcon edhe më shume lajmi që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi paska nënshkruar në marrëveshjen e vitit 2013 që Ushtria e Kosovës, Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do ta shtrijnë prezencën e tyre në veri të lumit ibër, pra në pjesën veriore të Mitrovicës gjë që i bëne banorët e veriut të mendojnë së Qeverisja në Prishtinë ka nënshkruar për ndarjen e Kosovës dhe se rezultatet e këtyre marrëvesjeve të fshehta po fillojnë të zbatohen në terren qysh tash, në muajin shkurt 2019.

Ndarja etnike e furnizimit me energji elektrike koincidon edhe me përvjetorin e Natës së Tmerrit ku në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, strukturat paramilitare Serbe para syve të KFOR Francez dhe UNMIK vranë në shtëpite e tyre në veri të Mitrovicës 10 Shqiptarë, plagosën mbi 80 vetë si dhe dëbuan sistematikisht mbi 1500 familje shqiptare nga veriu i Mitrovicës.

Perderisa diskriminimi në baza etnike ndaj Shqiptarëve po vazhdon, Qeverisja Lokale në Jug të Mitrovicës e cila pretendon ta bashkoj qytetin nga dy Mitrovica ta bëjë një, deri tani nuk i eshte pergjigjur thirrjes së Banorëve të Lagjës së Doktorrve për ta rregulluar furnizimin me energji elektrike në këtë lagje ndërsa thirrjeve tjera të banoreve të këtushëm shpesh u janë përgjigjur se Ju Jeni me Komunen Veriore ndërsa Serbët e Komunës Veriore të Mitrovicës u thone banorëve të këtushëm se në bazë të planit të Ahtisarit për ndarje komunale, Ju i Takoni Komunës se Mitrovicës së Jugut.

Trafo Stacioni Lagja e Doktorrve Mitrovice e Veriut

Kjo loje me banoret e veriut po shkakton pasiguri dhe mund t’i dergoj ata drejt vendimeve të padëshiruara. Presioni politik Serb dhe përkeqesimi i kushteve të jetesës mund ti shtyej Shqipëtarët ti çojnë duart nga institucionet e Kosovës dhe në pamundesi që ti përballojnë presionit sistematik Serb, ti braktisin trojet e tyre. Siq e dimë nga historia e dhimbshme Shqiptare, një skenar i ngjajshëm na ka ndodhur edhe në periudha tjera, pra, debimi i Shqiptarëve nga Sanxhaku, por edhe nga Serbia qëndrore është bërë sistematikisht që nga ardhja e tyre në Ballkan në shek.VII.

Problemi në aspektin teknik mund të shpjegohet në pika te shkurtëra kështu: Trafoja e cila ka furnizuar tërë Lagjën e Doktorrve në veri të Mitrovicës duke përfshirë edhe ndërtesen Serbe e cila gjindet në hyrje të lagjës, kjo Trafo pra është ndarë në Baza Etnike. Serbet apo EPS-ja e ka ndarë furnizimin në 4 njësi, 3 njësi e furnizojnë vetëm ndërtesën Serbe ndërsa 1 njësi pjesën tjetër të Lagjës së Doktorrve prej nga furnizohen 20 shtëpi. Dmth EPS furnizon ndertesën e kolonve Serb të cilën e kishte ndertuar qeveria e Beogradit në vitin 2009 për ta ndryshuar strukturen etnike të Lagjes ku nuk kishte pasur Serb para Luftës së vitit 1999 ndërsa tani aty jetojn dhjetëra banorë Serb, pra EPS furnizon Serbet me 3 njësi ndërsa Shqiptarët me vetëm 1 njësi. Ndërsa gjendja më herët deri në Shkurt të 2019 ishte e barabart, të gjithë në këtë lagje edhe ndërtesa Serbe edhe banorët Shqiptar furnizoheshin nga i njejti burim nga e njejta trafo pa ndarje në baza etnike.

Pra si konkluzion duke marre parasysh edhe sulmin e fundit me bombë ndaj policit të Kosoves në mengjesin e datës 18 shkurt 2019 mund të konstatojmë se një ofensive e re Serbe ka filluar kundër Shqiptarve dhe kunder komuniteteve tjera jo-Serbe në veri.

Prandaj, Banoret e Veriut therrasin institucionet e Kosovës ta shtrijnë sovranitetin në tërë territorin e Republikës dhe tu dalin në ndihmë banorëve të lagjeve ku banojnë Shqiptaret në mbrojtje te se drejtes per te jetuar ne trojet e tyre dhe sovranitetit te Shtetit te Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

Çka ka mbetur pa i dhënë Kishës Ortodokse Serbe?

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti një konferencë për media, ku deputeti Hajrulla Çeku foli për zotimet e delegacionit të z. Hoti në Uashington...

Promovohet libri “Mugen” i Kushtrim Thaqit

Libri fillon më një të vërtetë, por përfundon më një dyshim, paqartësi.  Pasditen e djeshme, në ambientet e Qendrës...

Kryekuvendarja Osmani takoi amb. e Zvicrrës, Thomas Kolly

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovës, z. Thomas Kolly. 

Live nga Kuvendi i Kosovës

Më poshtë mund ta përcjellni seancën plenare të Kuvendit të Kosovës https://www.youtube.com/watch?v=wS-9RdZsZ3A

Recent Comments