Tuesday, May 18, 2021
spot_img
HomeKRYESOREMinistri Xhelal Sveçla priti në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Ministri Xhelal Sveçla priti në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z.Philip Kosnett.

Me këtë rast, Ambasadori Kosnett e uroi ministrin Sveçla për postin e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe shprehi përkushtimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin në adresimin e prioriteteve të MPB-së.

Ministri Sveçla falënderoi Ambasadorin Kosnett për mbështetjen e vazhdueshme dhe vuri në dukje se SHBA-të janë partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës. Ai theksoi se është i përkushtuar që gjatë mandatit të punojë ngushtë me qëllim të forcimit të kapaciteteve të sundimit të ligjit në Kosovë, sidomos të agjencive të MPB-së për ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Në këtë takim është biseduar edhe për situatën aktuale me pandeminë dhe rëndësinë e sundimit të ligjit, si dhe nevojën për reforma në Policinë e Kosovës dhe administratën publike, të cilat kanë impakt të drejtpërdrejtë edhe në sigurinë e vendit

spot_img

Most Popular

Recent Comments