Tuesday, April 13, 2021
spot_img
HomeKRYESOREMinistri Veliu priti në takim ambasadoren e Francës në Kosovë

Ministri Veliu priti në takim ambasadoren e Francës në Kosovë

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu, priti në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, znj. Marie-Christine Butel.

Në këtë takim u bisedua për çështje të ndryshme që ndërlidhen me bashkëpunimin mes shtetit të Francës dhe Republikës së Kosovës.

Ministri Veliu theksoi se MPB është e gatshme që të avancojë shkëmbimin e informatave dhe të ofrojë bashkëpunim në çështjet e ngritura nga autoritete franceze dhe kosovare, me theks të veçantë në ato që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave.

Ambasadorja Butel vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e ministrit Veliu dhe me këtë rast i përcjelli letrën e ministrit të MPB-së në Francë, z. Gerald Darmanin.

Të dy palët u dakorduan që të ketë angazhim të përbashkët në identifikimin e fushave më interes të të dyja shteteve që ndërlidhen jo vetëm me liberalizimin e vizave por edhe bashkëpunimit në tërësi.

Me këtë rast, ministri Veliu e falënderoi ambasadoren Butel për përkrahjen e deritanishme që ka dhënë për institucionet e sigurisë në Kosovë.

spot_img

Most Popular

Recent Comments