Friday, April 16, 2021
spot_img
HomeKRYESOREMinistri Veliu përkrahë Policinë e Kosovës

Ministri Veliu përkrahë Policinë e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, priti në takim Kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, znj.Valbona Kamberi dhe Ragip Ajeti, përfaqësues i Degës së Sindikatës në Gjilan.

Në këtë takim u bisedua lidhur me kushtet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës, me theks tëveçantë në menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19. 

Me këtë rast, ministri Veliu theksoi se Policia e Kosovës gëzon një përkrahje të fuqishme nga ana e tij dhe se po bën përpjekje maksimale që të gjithë pjesëtarët e Policisë të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe. 

Në anën tjetër, znj. Kamberi duke falënderuar ministrin Veliu për përkrahjen e dhënë, theksoi se pret nga institucionet e vendittë respektojnë punën e palodhshme që po bëjnë të gjithë pjesëtarët e policisë, sidomos në këto ditë të vështira për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.  

spot_img

Most Popular

Recent Comments