Tuesday, December 1, 2020
Home KRYESORE Ministri Quni priti në vizitë ambasadorin e Hungarisë József Bencze

Ministri Quni priti në vizitë ambasadorin e Hungarisë József Bencze

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, priti sot ambasadorin e Republikës së Hungarisë në vendin tonë, József Bencze në vizitën e tij të parë në Ministrin e Mbrojtjes. Në fillim, ambasadori Bencze vlerësoi lart rëndësinë e partneritetit në mes dy ministrive duke shprehur gatishmërinë e shtetit hungarez dhe institucioneve të saj në mbështetjen e mëtejme të FSK-së për arritjen e objektivave të saj. Ministri Quni, nga ana e tij falënderoi për vizitën dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e deritashme të Hungarisë në të gjitha fushat, përmes kontributit me kontingjentin ushtarak në kuadër të KFOR-it, në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të Ministrisë së Mbrojtje dhe FSK-së. Ai gjithashtu kërkoi ofrimin e eksperiencës për procesin reformues të FSK-së si dhe eksperiencën e zbatuar të institucioneve hungareze për procesin integrues euroatlantik në NATO. Ministri Quni, në vazhdim theksoi se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja, janë në proces të realizimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, proces i cili zhvillohet në transparencë të plotë, dhe si gjithmonë, në koordinim të plotë me partnerët tanë.

Në fund të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë. Në takimin përkatës, Ministri Quni shoqërohej nga këshilltari i tij poltik, Feriz Trezhnjeva, kurse ambasadori Bencze shoqërohej nga sekretari i dytë i ambasadës hungareze, Zoltan Gulyas.

Marrëveshja dypalëshe e bashkëpunimit në mes Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës (ish-Ministrisë së FSK-së) dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Hungarisë, është nënshkruar më 10 qershor 2016 në Budapest. Marrëveshja përcakton bashkëpunimin në fushën e arsimimit dhe stërvitjes, shkëmbimit të përvojave në menaxhimin e burimeve njerëzore, menaxhimin e krizave, rrugën e integrimeve euroatlantike etj.

Most Popular

Kosovo for Dummies

– Shfaqja më e re e Teatrit të Qytetit të Gjilanit  Drama / komedia e autorit Jeton Neziraj,...

Baleti Kombëtar i Kosovës, 48 vite histori suksesi

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës tashmë ka deportuar në skenën kulturore ndërkombëtare duke mahnitur me çdo shfaqje të realizuar me mjeshtëri. Trupa është formuar nga Ahmet Brahimaj “Artist i Merituar” në vitin...

Autobusi Falas në Prishtinë

Për të inkurajuar udhëtimin me autobus urban në vend të veturave dhe uljen e ndotjes së ajrit në Prishtinë, Transporti Publik me...

LVV me dy fitore!

LVV doli e para në dy komuna në zgjedhjet e 29 Nëntorit 2020. Në Podujevë kandidati i LVV Prof.Shpejtim...

Recent Comments