Wednesday, October 27, 2021
spot_img
HomeKRYESOREMinistri Mustafa shoqëron Kryeministrin Kurti në komunat e prekura nga breshëri

Ministri Mustafa shoqëron Kryeministrin Kurti në komunat e prekura nga breshëri

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka shoqëruar sot Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin në vizitë tek fermerët e Komunës së Suharekës dhe Mamushës. 

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Kurti i shoqëruar nga Ministri Mustafa dhe nga kryetarët e këtyre komunave, kanë parë nga afër gjendjen aktuale të bujqve pas dëmeve të krijuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Në anën tjetër, Ministri Mustafa vazhdoi vizitën e tij edhe në komunën e Rahovecit dhe Prizrenit, ku edhe ka njoftuar se janë formuar komisione të përbashkëta të ministrisë dhe komunave, që do të bëjnë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve nga breshëri, të cilat do të kompensohen brenda mundësive buxhetore të ministrisë.

Previous articleLDK e preu n’Besë popullin e Kosovës.
Next article
spot_img

Most Popular

Recent Comments