Wednesday, October 27, 2021
spot_img
HomeKRYESOREMinistri Mustafa pranë agro-përpunuesve në Gjilan

Ministri Mustafa pranë agro-përpunuesve në Gjilan

Gjilan, 19 maj 2020 –  Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka vizituar përpunuesit e qumështit dhe mishit, si dhe pikat shitëse të prodhimeve bujqësore, ku është njoftuar nga afër me gjendjen e prodhuesve bujqësor në këtë rajon dhe sfidat e rezultuara nga pandemia.

“Mbështetjen dhe motivimin e prodhuesve bujqësor do ta vazhdojmë në koordinim me Komunën në çdo kohë dhe ju njoftoj se tashmë kemi hartuar edhe programet mbështetëse të këtij viti, në të cilat do të gjejnë përkrahje edhe fermerët e Komunës së Gjilanit. Do të angazhohemi që bashkërisht ta përmirësojmë dhe fuqizojmë sektorin e bujqësisë”, ka thënë Ministri Mustafa.

Në anën tjetër, Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e falënderoi dhe e njoftoi ministrin për nevojat për përkrahje të fermerëve, me qëllim të zgjerimit të veprimtarisë së tyre.

spot_img

Most Popular

Recent Comments