Monday, April 12, 2021
spot_img
HomeKRYESOREMinistri Kuçi nënshkroi dy memorandume në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor

Ministri Kuçi nënshkroi dy memorandume në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor

Prishtinë, 02.11.2020

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka përfaqësuar Kosovën në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor, që këtë vit u mbajt në Tiranë, nisëm e cila realizohet në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Planit Shumëvjeçar të Veprimit të Zonës Rajonale Ekonomike. 

Samiti u hap nga komisionarët e Bashkimit Evropianë, Thierry Bretton dhe Mariya Gabriel, Sekretarja Gjenerale e RCC-së, Majlinda Bregu dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Në këtë samit përveç fjalimeve të ministrave, janë nënshkruar edhe dy memorandume mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. 1. Memorandum i Mirëkuptimit për Udhërrëfyesin e 5G për Transformimin Digjital në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.2. Memorandum i Mirëkuptimit për Interoperabilitetin dhe Shërbimet e Besimit Rajonal në  Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministri Blerim Kuçi mbajti fjalën e tij në këtë samit, duke potencuar punët që po bën Qeveria e Kosovës për të qëndruar nëhap me botën teknologjike në aspektin e infrastrukturën dhe hapësirës së krijuar nga institucionet.

“Ne e mbështesim Agjendën Digjitale për Ballkanin Perëndimor dhe duke shfrytëzuar momentin e imponuar nga kriza e covid-19, mendojmë që bashkërisht mund të gjejmë zgjidhje që nëpërmjet TIK-ut të tejkalohen elementet e caktuara të krizës që njëkohësisht do të kenë ndikim në transformimin digjital”, thandër të tjera ministri Kuçi.

Ajo që Kosova realisht ka arritur në këtë sektor dhe që ministri Kuçi i prezantoi para homologëve rajonal dhe komisionerëve evropianë janë: mbulimi deri në fund të vitit 2020 të të gjitha zonave të bardha me fibër optik, krijimin e Zyrës sëKompetencës për Broadband, Rrjetin Nacional për Hulumtim dhe Edukim që do të integrohet në rrjetin Pan-Evropian GÉANT, Atllasin elektronik brezgjerë për infrastrukturën, shërbimet dhe investimet në rrjetet e komunikimeve elektronike, avancim në 5G dhe memorandumet e nënshkruara për autostradën 5G, krijimin e Parkut të Teknologjisë Digjitale nëPrishtinë dhe Qendrën e Ekselencës Digjitale në Prizren.

Në margjina të takimit, ministri Kuçi shfrytëzoi rastin të takohet edhe me delegacionet e vendeve fqinje, duke folur për bashkëpunimet bilaterale dhe shkëmbimin e përvojave të mira.

spot_img

Most Popular

Recent Comments