Wednesday, May 12, 2021
spot_img
HomeKRYESOREMinistresha Hajdari priti në takim ambasadorin zviceran Kolly

Ministresha Hajdari priti në takim ambasadorin zviceran Kolly

Ministresha e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, bashkë me zëvendësministrin Getoar Mjeku dhe këshilltaren e lartë Leman Hatashi, ka pritur dje ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës, në Kosovë, z. Thomas Kolly, të shoqëruar nga zëvendësambasadorja, znj. Pauline Menthonnex Gacaferri, këshilltarja rajonale, znj. Kathrin Ochsenbein, dhe atasheja, znj. Gil Bösch.

Ministresha Rozeta Hajdari e njoftoi ambasadorin zviceran mbi prioritetet e ministrisë, duke nënvizuar ngritjen e konkurrueshmërisë në industri, përmirësimin e bilancit tregtar të vendit, si dhe tërheqjen e investimeve dhe përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit. Ministrja Hajdari shprehu përkushtimin ndaj bashkëpunimin rajonal brenda një kuadri ku Republika e Kosovës trajtohet e barabartë me vendet e rajonit të Evropës Juglindore.

Ambasadori Kolly rikujtoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe, me theks mbi investimet dhe diasporën. Zvicra është vendi i dytë me më së shumti investime në Republikën e Kosovës, ndërsa mërgata kosovare në Zvicër përbën një urë lidhëse kulturore e ekonomike mes dy vendeve. Ambasadori Kolly dhe zëvendësambasadorja Menthonnex Gacaferri folën gjithashtu për profilet e kompanive zvicerane që synojnë të zgjerojnë veprimtarinë e tyre në Kosovë dhe të krijojnë vende të reja të punës.

Ministresha Hajdari e falënderoi ambasadorin Kolly për përkrahjen e vazhdueshme që Zvicra e ka dhënë për zhvillimin e Kosovës.

Të dy çmuan marrëdhëniet e mira mes dy shteteve dhe konfirmuan gatishmërinë për të thelluar dhe për të zgjeruar bashkëpunimin.


spot_img

Most Popular

Recent Comments