Friday, January 15, 2021
Home KRYESORE Ministresha Stublla së shpejti vizitë historike në Izrael 🇮🇱

Ministresha Stublla së shpejti vizitë historike në Izrael 🇮🇱

Telefonata e parë historike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit Z. Gabriel Ashkenazi, shënon një hap të rëndësishëm përpara në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

Gjithashtu u Diskutua mbi rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit dhe ndikimin e madh që ka kjo marrëdhënie për të dy vendet tona, e ndërtuar mbi bazat e miqësisë së jashtëzakonshme midis popujve tanë paqedashës.

Ajo siguroi homologun izraelit se Kosova është e përkushtuar me kapacitet të plotë për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke nderuar gjithashtu mikun dhe aleatin tonë të madh të përbashkët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ia konfirmoi z.Ashkenazi edhe qëllimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jeruzalem.

Me këtë rast ajo Pranoi ftesën e Z. Ashkenazi për të vizituar Izraelin, dhe së bashku ranë dakord për të zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit në Jeruzalem sa më shpejt të jetë e mundur, dhe u vendos të shkojmë përpara menjëherë me një grup të përbashkët pune për të materializuar këtë arritje.

Most Popular

Recent Comments