Friday, October 30, 2020
Home KRYESORE Ministresha Bajrami vizitoi SOS Fshatin e Fëmijëve

Ministresha Bajrami vizitoi SOS Fshatin e Fëmijëve

Prishtinë, 1 qershor 2020

Me rastin e 1 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka vizituar SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë, ku është pritur nga drejtoresha e SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë, Nezahat Ramadani Salihu.

Ministrja Bajrami ka përcjellë urimet e saj për fëmijët e SOS Fshatrave dhe të gjithë fëmjët e Kosovës, ndërsa ka falënderuar drejtoreshën dhe menaxhmentin për punën e madhe që kanë bërë dhe po bëjnë për fëmijët që kanë nevojë për ndihmë dhe përkrahje.

Drejtoresha Salihu e ka informuar ministren Bajrami për punën që bëhet në SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe projektet e shumta nga të cilat përfitojnë fëmijët banues, por edhe ata që përkrahen përmes projekteve të fuqizimit të familjes.

Gjatë takimit u bisedua edhe për anën financiare dhe nevojën për mbështetje më të madhe institucionale për SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, si dhe për arsimimin e fëmijëve banues në SOS Fshatra.

Call: +38349676773

Most Popular

5 Libra Falas nga JusufBuxhovi.com

Jusuf Buxhovi, Shkrimtari ynë i famshëm dhe njëri ndër historianët më kredibil i të gjitha kohërave botoi në web faqen e tij...

Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020

Shuhet në moshën 92 vjeçare Gjigandi i muzikë shqipe AVNI MULA. I lindur më 4 janar të vitit 1928...

Qeveria miratoi Projektligjin për ndarjet buxhetore për v. 2021

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka mbajtur sot mbledhjen e  të rregullt, të 38-tën me radhë,...

Dialog n’mes të një Trump-isti dhe Biden-isti shqiptar

Avni AbaziNew York FB Ndaleshim para ekranit duke degjuar politikanët dhe mundoheshim me...

Recent Comments