Friday, September 18, 2020
Home KRYESORE Ministrat Likaj dhe Zemaj vizituan shkollën “Iliria” dhe Shkollën e Gjelbër në...

Ministrat Likaj dhe Zemaj vizituan shkollën “Iliria” dhe Shkollën e Gjelbër në Prishtinë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani dhe drejtoresha e DKA-së në Prishtinë, Shpresa Shala, kanë vizituar sot shkollën “Iliria” dhe Shkollën e Gjelbër në Prishtinë, për të parë nga afër fillimin e procesit të mësimit. 

Ministri Likaj ka qëndruar në disa klasë, ku ka bashkëbiseduar me nxënësit, të cilët janë shprehur të lumtur që janë kthyer përsëri në shkollë dhe janë takuar me shokët, shoqet dhe mësuesit.

Po ashtu, Ministri ka biseduar me nxënësit edhe për rëndësinë që ka respektimi i rregullave në oborrin e shkollës, në shkollë dhe në klasë, ndërsa iu ka uruar shëndet e suksese atyre dhe të gjithë nxënësve në Republikën e Kosovës. 

Në bashkëbisedim me mësimdhënësit dhe me menaxhmentin e shkollave, ministri Likaj ka theksuar se, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe institucionet tjera qendrore e lokale, do të jenë afër shkollave vazhdimisht, në mënyrë që procesi mësimor të menaxhohet sa më mirë. 

Ministri i Arsimit, ka thënë se, është i kënaqur me përgatitjet që kanë bërë këto shkolla, duke i respektuar në tërësi udhëzuesit dhe protokollet për fillimin e mësimit në kushte pandemie. 

Call: +38349676773

Most Popular

Promovohet libri “Mugen” i Kushtrim Thaqit

Libri fillon më një të vërtetë, por përfundon më një dyshim, paqartësi.  Pasditen e djeshme, në ambientet e Qendrës...

Kryekuvendarja Osmani takoi amb. e Zvicrrës, Thomas Kolly

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovës, z. Thomas Kolly. 

Live nga Kuvendi i Kosovës

Më poshtë mund ta përcjellni seancën plenare të Kuvendit të Kosovës https://www.youtube.com/watch?v=wS-9RdZsZ3A

Strategjia Shtetërore për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe luftimit të Terrorizmit

Ministri Veliu mbajti takimin e parë me Grupin Punues për hartimin e Strategjisë Shtetërore për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe luftimit...

Recent Comments