Tuesday, April 13, 2021
spot_img
HomeKRYESOREMINISTËR, RADHA JUAJ!

MINISTËR, RADHA JUAJ!

Më 7 shtator, Lëvizja studentore për barazi – Studim Kritikë Veprim pati bërë kërkesë për heqjen e të gjitha tarifave për shkollim për vitin akademik 2020/2021. Kërkesa e studentëve atëkohë u dërgua në Këshillet Drejtuese të të gjitha universiteteve publike në Kosovë. Me gjithë vonesën, organizata jonë ka marrë përgjigje nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës.

Në njoftimin e tyre kundrejt kërkesës tonë, Këshilli Drejtues i UP-së ka vendosur që çështjen ta delegojë në Ministrinë e Arsimit. Ky vendim u morr, sipas tyre, bazuar në praktikat e mëhershme. Kështu, ‘topi tash është në fushën e Ministrisë’, andaj ne presim përgjigje nga këta të fundit sa më shpejtë që të jetë e mundur, sepse studentët veçse kanë filluar pagesat për regjistrimin e semestrit.

Bazuar në kapacitetin ekonomik të studentit në Kosovë, kjo kërkesë është sa legjitime aq edhe e domosdoshme.

Pandemia COVID-19 e ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen ekonomike të studentëve dhe familjeve të tyre, prandaj më e pakta që mund të bëhet për ta, është të eleminohen tarifa të tilla. Ne shpresojmë në përgjigje pozitive nga MASH dhe e inkurajojmë ministrin Ramë Likaj që ta ketë parasysh se për dallim nga zv. Ministri i tij student, shumica dërrmuese e studentëve janë të pa punë, e ata që janë të punësuar, këto kohë iu janë ndërprerë të ardhurat.

Të mos privohet askush nga e drejta e shkollimit, e të ndihmohen ata të cilët kanë vullnet e dëshirë për të ndjekur dijen, por situata financiare ua pamundëson. Arsimimi është e drejtë fundamentale dhe e tillë duhet të jetë për të gjithë pa dallim.

spot_img

Most Popular

Recent Comments