Tuesday, May 18, 2021
spot_img
HomeBotaEUMes dy zjarreve!

Mes dy zjarreve!

shkruan Rexhep Myftari

Rexhep MYFTARI

Albin Kurti pas votimit në Tiranë ndodhet në mos më shumë se të paktën mes dy zjarreve sipas mendimit tim.

Thirrja e ambasadorës Yuri Kim për mospërfshirje të kandidatëve të dyshuar dhe me akuza në garën për kuvendin e Shqipërisë padyshim që e bën më të fortë Vetëvendosjen në përgjithsi por edhe më shumë atë në Shqipëri për ti synuar mandatet në legjislaturën e ardhshme në Shqipëri dhe vota e Kryeministrit të Kosovës sa është legjitime aq edhe është nji thirrje për çlirimin e Shqipërisë nga partitë e vjetra.

Pavarsisht rezultatit të zgjedhjeve te prillit 2021 kjo ngjarje shenon nji festë për VVSH sepse vota e Kryeministrit Albin Kurti do të mbahet në mend dhe do të shërbej si simbolikë në katër vitet e ardhme për politikëbërje të ndershme dhe të pastër drejt rritjes dhe fitores eventuale në zgjedhjet e ardhshme.

Si rezultat i presionit Amerikan Tom Doshi ende pa u shpallur rezultati i zgjedhjeve jep dorëheqje të parevokueshme që dëshmon se thirrja e Ambasadores Amerikane në Tiranë Yuri Kim që në listen e deputeteve të mos perfshihen njerëz me akuza po i jep rezultatet e para të rrugëtimit të gjatë për VVSH-në. Ky është nji indikacion që departamenti i shtetit Amerikan po e merr më me seriozitet situatën e përfaqësimit në kuvendin e Shqipërisë.

Kjo ngjarje po ngjallë debate gjithandej ku jetojnë Shqiptarët në Ballkan por jo vetëm Shqiptarët janë duke reaguar rreth këtij fenomeni të ri në politikën mbarëkombëtare.

Të shumta janë kritikat nga opozita dhe lajthitësit medial në Kosovë por nji reagim interesant vjen edhe nga Viola von Cramon e cila nuk e kupton votën e Albin Kurtit në Tiranë bile shkon edhe më tutje sa e krahason votën e tij me ndërhyrje në një shtet tjetër duke e barazpeshuar me ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë.

Nji krahasim i tillë nga një deputete Gjermane do të duhej ta ngriste Vetëvendosjen në këmbë për ta arsimuar zonjën von Cramon rreth ngjajshmërisë mes çështjes Gjermane dhe asaj Shqiptare, çështjes së ndarjes dhe ri-bashkimit të këtyre dy kombeve.

Për t’ia ilustruar znj.Cramon ngjajshmërinë mes dy kombeve tona Europiane, Gjermanëve dhe Shqiptarëve do t’ia them thjesht dhe me pak fjalë.

Ashtu sikur që Gjermania është e përberë nga ajo Lindore dhe Gjermania Perendimore ashtu edhe Shqiptarët janë të ndarë në Shqiperinë Veriore (Kosova) dhe ajo Jugore, Shqiperia e v.1912 ndërsa sikurëqë dy Gjermanitë ajo Lindore dhe ajo Perendimore e bëjnë bashkë kombin Gjerman ashtu së bashku Shqipëria Veriore dhe ajo Jugore e përbejnë mozaikun e dy pjesëve të Shqiperisë Natyrale dhe i afrojnë më afër njëri tjetrit kombin Shqiptarë.

Për më tepër, Sikur Rusia për Gjermanët ashtu është Serbia për Shqiptarët, është kaq e thjeshtë për ta kuptuar zonja Cramon sa që del e pakuptimtë si nuk e ka kuptuar ajo çështjen Shqiptare në ballkan.

spot_img

Most Popular

Recent Comments