Friday, February 26, 2021
Home KRYESORE Mërgata kërkon anulimin e vendimit të KQZ-së

Mërgata kërkon anulimin e vendimit të KQZ-së

Nuhi Krasniqi

Leter drejtuar KQZ-së nga dy organizatat joqeveritare qe veprojnë ne Diasporë dhe Trojet Shqiptare: Unioni Shqiptaro – Gjerman dhe Lobi Euro-Atlantik.

Ne Shprehim shqetësimin tonë te thellë që me rastin e vendimit të KQZ-së, gjoja në emër të verifikimit dhe identifikimit të personave të thirren votuesit në Diasporë përmes telefonit, KQZ është e obliguar me kushtetutë që të organizojë dhe sigurojë Zgjedhje të barabarta dhe demokratike për të gjithë qytetarët pavarësisht vendbanimit të tyre ku ata jetojnë.

Shukri Ymeri

Prandaj ky vendim i KQZ- vështirëson dhe pengon kryerjen e obligimit qytetarë ne diasporë për të votuar në menyrë demokratike.

Thirrja e votuesëve permes telefonit nuk garanton dhe siguron aspak në verifikimin dhe identifikimin e tyre, përveq se krijon shpenzime dhe abuzime me paratë e taksapaguesëve dhe krijon mosbesim dhe dyshim për manipulim në zgjedhje demokratike.

Sot në konsultim me zv. Kryetarin e Unionit Shqiptaro-Gjerman njëherit avokat për çështje penale dhe Liritë e të Drejtat e Njeriut pran Gjykatës Europjane Prof. Dr. Sommer pohoi se shteti është i obliguar të organizoj vendvotimet per të gjithë qytetaret qe jetojnë jashtë vendit nëpër njësitë diplomatike, repektivisht në konsullata të cilat gjenden në vendet ku ata banojnë dhe jetojnë.

Prandaj apelojmë që KQZ i RK të rishqyrtoj vendimin dhe urgjentisht ta anuloj ate, në menyrë që diaspora ta shfrytëzoj pa pengesa të drejtën themelore për të votuar dhe të ndihmojë sistemin dhe rendin demokratik në Republikën e Kosovës.

Për USHGJ Kryetari Nuhi Krasniqi
Per Lobin Euro-Atlantik Shukri Ymeri

Most Popular

Recent Comments