Friday, February 26, 2021
Home Bota EU MËRGATA TË VOTOJ PA PENGESA PËR NDRYSHIM

MËRGATA TË VOTOJ PA PENGESA PËR NDRYSHIM

Shukri Ymeri, Kryetar

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që të hiqen pengesat për ushtrimin e të drejtës së votës për mërgatën tonë. Të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nuk mund të cenohen me vendime të subjekteve të përfaqësuara në KQZ.

Partive politike, ju bëjmë thirrje, që gjatë hartimit të listave për deputetë, të përfshijnë pjesëtarë të mërgatës dhe që në legjislaturën e re, të miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore, që mërgata ti ketë ulëset e garantuara në Parlamentin e Kosovës.

I bëjmë thirrje mërgatës që më 14 shkurt 2021, të jenë prezentë sa më shumë që të jetë e mundshme edhe fizikisht në Kosovë, të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm zgjedhor, i cili do ti sjellë ndryshimet pozitive të pritura gjatë nga i gjithë populli shqiptar.

Kosova është  të gjithëve, presim një proces fer dhe të drejtë. Presim  maturi dhe sjellje korrekte nga të gjithë ata që do të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar do të vazhdoj të jetë zëri i fuqishëm i mërgatës së bashkuar, vota jonë, do të jetë votë e ndryshimit në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Most Popular

Recent Comments