Tuesday, October 20, 2020
Home KRYESORE MASH: Ndërprehet Mësimi plotësues për nxënësit e klasave të 9-ta

MASH: Ndërprehet Mësimi plotësues për nxënësit e klasave të 9-ta

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka marrë vendim për ndërprerjen e mësimit plotësues për nxënësit e klasave të 9-ta, si masë parandaluese dhe mbrojtëse për shëndetin e fëmijëve, mësimdhënësve, stafit të angazhuar dhe familjeve të tyre.

Këtë vendim, ministri Likaj e ka marrë për shkak të situatës së krijuar gjatë kësaj jave dhe duke u bazuar në informatat e pranuara nga tereni, ku është konstatuar se nuk po respektohen disa nga masat e rekomanduara nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe IKSHPK, e në veçanti distanca fizike, mbajtja e maskave, mbajtja e higjienës personale, matja e temperaturës.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) deri më sot ka zbatuar të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) për parandalimin e COVID-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të nxënësve të përfshirë në procesin e mësimit plotësues dy javor dhe përgatitjeve për Testin e Arritshmërisë”, thuhet në Vendim, me të cilin janë obliguar Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) që ta zbatojnë deri në një vendim tjetër.

MASh është e përkushtuar me të gjitha kapacitetet dhe mundësitë për përkrahje të DKA-ve për përfundimin me sukses të vitit shkollor 2019/2020, të vetëdijshëm për sfidat me të cilat po përballemi në kohë pandemie.

Call: +38349676773

Most Popular

Albin Kurti: Votoni për Joe Biden

Albin Kurti nxitë Shqiptarët e Amerikës që ta votojnë z.Joe Biden për President. z.Kurti thot votoni për Biden sepse ai paraqet vlerat...

KM Hoti: Qeveria afër bizneseve dhe qytetarëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, të udhëhequr nga kryetari i saj,...

12 komuna me pajisje të reja teknologjike për shkolla të mesme

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit sot janë nënshkruar 12 memorandume bashkëpunimi me 12 komuna të Kosovës, duke u mundësuar secilës prej...

iKSHPK bëhet me PCR UNIVERZAL/VIRAL

UNDP i dorëzon Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike komplete PCR UNIVERZAL/VIRAL për grumbullimin e mostrave për COVID-19 blerja e të cilave është...

Recent Comments