Tuesday, January 19, 2021
Home KRYESORE Martirët e Lagjes së Kovaçëve të vrarë në Prill të 1999

Martirët e Lagjes së Kovaçëve të vrarë në Prill të 1999

Faruk MUJKA
Faruk MUJKA

zvKryetar i Mitrovicës

“Të nderuar familiarë të martirëve të vrarë në lagjen e Kovaçëve në Prill të vitit 1999 në mënyrë mizore nga bandat paramilitare serbe, të nderuar bashkëqytetarë, miq e dashamirë. Të nderuar të pranishëm.Jemi mbledhur sot këtu që të zbulojmë lapidarin kushtuar martirëve të kësaj lagje. Vendin ku do t’i përkujtojmë, nderojmë dhe falemnderojmë sepse me sakrificën e tyre gëzojmë lirinë që e kemi.

Ky vend të na shërbej për bashkim, mirëkuptim dhe mësim se historia dhe krimet nuk harrohen. Ato duhet të hetohen dhe gjykohen.

Pa drejtësi nuk ka qetësi shpirtërore dhe pajtim.Të nderuar familiarë të martirëve sot është ditë e rëndë me plotë pikëllim por gjithsesi edhe krenari.

Qofshit gjithmonë faqebardhë e krenarë. Lavdi e përjetshme për ghithë martirët, dëshmorët dhe heronjtë që dhanë jetën për Kosovën tonë”.

Most Popular

Recent Comments