Makthi i kompanive logjistike ajrore rreth shpërndarjese së vaksinës Covid-19 sa vjen e shtohet. Temperaturat ultra të ftohta prej -70 grade Celsius i detyron ato të bëjnë shpenzime marramendese dhe lirim të madh të dioksidit të karbonit në ajër me ç’rast do të rritet edhe ndotja e ajrit në përmasa shqetësuese vetëm e vetëm për ta shpërndarë vaksinen në mbarë botën.
Shpërndarja e miliarda dozave të vaksinave Covid-19 do të jetë më e vështirë sesa që e kishin paramenduar kompanitë logjistike prandaj edhe investimet e duhura kishin filluar muaj më parë siç raporton @fpleitgenCNN.
Lufthansa është njëra ndër kompanitë lidere e cila është duke hapur pika distribuimi të quajtura Pharma Hub të cilat do të përkujdesen për pranimin dhe shpërndarjen e duhur.
Temperaturat në kontejnerat ku ruhen vaksinat duhet të jenë konstante dhe për këtë arsye duhet të prodhohet akulli në aeroplan edhe gjatë transportit.