Wednesday, December 2, 2020
Home KRYESORE LVV priti z.Miroslav Lajčák

LVV priti z.Miroslav Lajčák

Në zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kryetari i saj, Albin Kurti, i shoqëruar nga ish ministri i Shëndetësisë dhe anëtari i kryesisë, Arben Vitia, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Arbërie Nagavci, dhe deputetja Fitore Pacolli Dalipi, mirëpriti Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák, tre këshilltarët e tij, Ana Maria Boura, Katharina Kandt dhe Umerr Al-Khatib, dhe Shefin e Zyres së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog.

Takimi ishte në kuadër të vizitës së z. Lajčák në Kosovë dhe takimeve të tij me liderë politikë e institucionalë. Përgjatë tij, kryetari Kurti dhe Përfaqësuesi Special Lajčák ndanë qëndrimet dhe këndvështrime e tyre sa i përket procesit, qëllimeve dhe zhvillimeve në Dialog. Në fillim të fjalës, z. Kurti e falenderoi z. Lajčák për ftesën e tij për t’u takuar. Ai e njoftoi për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen VETËVENDOSJE! i cili tashmë ka përfunduar në rreth 10% të pikave tona, për Qeverisjen Alternative dhe pesë shtyllat e saj, si dhe anëtarësimin në Aleancën Progresive së fundmi. Kryetari Kurti gjithashtu foli edhe për katër rastet të cilat tashmë e sa kohë janë në trajtim të Gjykatës Kushtetuese e për të cilat ende nuk ka ndonjë verdikt nga ky institucion pavarësisht se ato do të duhej të trajtoheshin me prioritet marrë parasysh rëndësinë dhe ndjeshmërinë e tyre.

Në anën tjetër, z.Lajčák foli për rëndësinë dhe nevojën e vazhdimit të Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se dialogu i lehtësuar nga BE-ja paraqet nje proces serioz i cili ka dy qëllime bazë: normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe afrimin e dy vendeve pranë e në BE. Pra, dialogu mes tyre si proces dhe marrëveshja përfundimtare si produkt janë të lidhura ngusht me të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Në këtë drejtim, nuk mund të ketë vakum, por ose përparim ose prapakthim, shtoi Miroslav Lajčák.

Në fund të takimit, kryetari Kurti tha se dialogu është shumë i rëndësishëm. Duke qenë proces i një rëndësie të tillë ai duhet të jetë i përgatitur mirë, me parime e qëllime të qarta, me qeveri legjitime dhe kredibile, kornizë të dakorduar paraprakisht nga palët e përfshira, dhe përfshirje e aprovim të vazhdueshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të dy u pajtuan të mbesin në kontakt në funksion të mirëmbajtjes dhe avancimit të bashkëpunimit të deritanishëm.

Most Popular

Black Friday vs White Cuma

Rexhep MYFTARIPublicist Fillimi i një trendi të Ri apo çka fshihet prapa...

Rrenacak, i marrë apo te dyjat bashkë!

Bill Barr Prokurori i Përgjithshëm sulmohet brutalishtë në emisionin e Lou Dobbs. Dobbs ne FoxTV e quan Prokurorin gënjeshtar, budalla apo te...

Kosovo for Dummies

– Shfaqja më e re e Teatrit të Qytetit të Gjilanit  Drama / komedia e autorit Jeton Neziraj,...

Baleti Kombëtar i Kosovës, 48 vite histori suksesi

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës tashmë ka deportuar në skenën kulturore ndërkombëtare duke mahnitur me çdo shfaqje të realizuar me mjeshtëri. Trupa është formuar nga Ahmet Brahimaj “Artist i Merituar” në vitin...

Recent Comments