LVV doli e para në dy komuna në zgjedhjet e 29 Nëntorit 2020.
Në Podujevë kandidati i LVV Prof.Shpejtim Bulliqi fitoi bindshëm pa balotazh me më shumë se 51% të votave ndaj kandidatit të LDKsë i cili u radhit i dyti me rreth 35%.
Fushatën për zgjedhjet në Llap e kishte bërë në çdo lagje duke vizituar çdo rrugicë dhe duke mos lënë cep pa shkelur, derë pa trokitur e qytetar pa takuar.
Fitorja e Shpejtim Bulliqit sjellë fundin e një periudhe klienteliste, për komunën e Podujevës.
Ndërsa në Mitrovicën Veriore kandidati i LVV Erden Atiq është fitues moral i zgjedhjeve të Nëntorit meqense fitoi ndaj kandidatit të PDKsë me epërsi të ngushtë prej më pak se 1%
Lëvizja VETËVENDOSJE! tashmë është subjekti i parë shqiptar më i votuar në veriun e Mitrovicës. Kandidati më i votuar, Erden Atiq vjen nga pjesa veriore dhe kandidon për herë të dytë për kryetar Komune.
Rezultatet janë si në vijim:
- – Podujevë
LVV 51.64% Shpejtim Bulliqi
LDK 35.97% Nexhmi Rudari
PDK 12.40% Naim Fetahu
– Mitrovicë Veriore
Lista Serbe 89.86%
LVV 3.68% Erden Atiq
PDK 3.54% Florent Azemi