Friday, April 16, 2021
spot_img
HomeKRYESORELumiri, i miri i Isës?!

Lumiri, i miri i Isës?!

Shkruan Ragip Rugova,

Ragip Rugova

Ky Lumiri, mëton t’ia dredhë Vjosës Osmani: Hajde Vjosa të bëjmë pazar. Ti neve na i kthe qata shtatë që i ke në Kuvend, e ne ty po të votojmë për presidente!

E mor’ Lumir, i miri i xhaxhit; kalama dhe përtej kalamai po do me na dalë. Arrë e fortë është Vjosa Osmani.

Në te edhe ish shefi yt i theu dhëmbë e dhëmballë!

Lider nuk të bën buzëqeshja e humbur prej që të zgjodhën kryetar; as pozat parodike të një seriozi që varët lindja e diellit prej vendimeve të tijë; as nuk të bëjnë pazaret e vogla dhe të momentit të llojit “unë ty e ti mua”.

Lider të bën vizioni, këndi i gjërë nga i cili sheh përtej konstelacioneve të momentit, përtej inateve dhe shtytësve të një të vogli që pretendon madhësinë sepse i duket se e ka në dorë t’ia nxë dikujt bishtit me derë… Që sheh përtej cikrimësisë haxhiqumile që matë me pē rrethin e vesë të dhënë hua…

Lideri i mirëfillët me çka ka vëhët në ballë të proceseve të mëdha. Ato që tejkalojnë smirën, inatet dhe një grimë interes të momentit.Sa herë ju kemi dëgjuar tek thoni se jeni subjekt shtetformues e institucionalist… Madje sa herë që këtë e kërkon stabiliteti dhe e mira e përgjithshme, kështu na prezantoheshit me vite.Cilët ishit në të vërtetë e pamë gjatë viteve kur e kishit tani kryetarin e nderit në krye.Po cili je ti në të vërtetë? Të presim javën që vien e të shohim çka ka në ty.A je një shpresë e vërtetë, a veçse një klon i kryetarit të nderit!

——————————-

P.S. Megjithë tekstin sipër, u ktheva edhe një herë këtu që të të përgëzoj për përzgjedhje të nënkryetarëve të LDK-s të emruar sot. Duke vlerësuar moderizmin dhe arsyeshmërinë si cilësi kyqe të të përzgjedhurve, si dhe vendosshmërinë tënde që të ‘penzionosh’ ca “pashallarë” aty të dalur kohe dhe vakti, më përmbushë me shpresë lansimi që i bën zonjës Shqipe Mjekiqi në kryesi të re. Jo vetëm si vlerë dhe shpresë e pa mohueshme që kjo zonjë me profil që ka paraqet, por edhe me vet faktin se promovimi i zonjës Mjekiqi nga ana e jote le të shpresohet se ke motive dhe synime të shëndosha për këndellje dhe tfillim të mbarë të LDK. Urime!

Lumiri, i miri i Isës?!Ky Lumiri, mëton t'ia dredhë Vjosës Osmani: Hajde Vjosa të bëjmë pazar. Ti neve na i kthe…

Posted by Ragip Rugova on Saturday, March 20, 2021
spot_img

Most Popular

Recent Comments