Friday, May 14, 2021
spot_img
HomeKRYESORELumir Abdixhiku përkujton Heroin e Kosovës, Sali Çekaj

Lumir Abdixhiku përkujton Heroin e Kosovës, Sali Çekaj

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në 22 vjetorin e rënies, përkujton dhe nderon veprën e Sali Çekajt. 

“Sot, kujtojmë Sali Çekaj, Heroin e Kosovës, në njëzet e dy vjetorin e rënies së tij në Betejën e Koshares, veprën e të cilit e ruajmë si trashëgimi politike e atdhetare për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. 

Rezistencën e tij politike e nisi përmes aktivitetit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, krah Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova. Në kohën kur i nevojitej më së shumti vendit tonë, ai me pushkë në dorë iu bashkua radhëve të UÇK-së në Koshare dhe kështu, u shndërrua në Heroin e pavdekshëm të Kosovës. 

Sali Çekaj intelektual i rrallë, jurist me profesion, dhe ushtarak i kalibrit të lartë, ishte detyruar nga regjimi okupues serb që të largohej nga Kosova, por aktivitetin e tij nuk e ndali asnjëherë. Si nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjermani, u bë organizator i shkëlqyeshëm i shqiptarëve për të ndihmuar materialisht e politikisht çlirimin e Kosovës.  

Sali Çekaj me punën dhe përkushtimin e tij, prej politikani e ushtaraku vizionar, do mbetet përherë në piedestalin e historisë tonë. 

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës Sali Çekaj!”

spot_img

Most Popular

Recent Comments